Hile psikologjike, për të marrë atë që doni nga gjithçka

137

1. Sensacionalizmi dhe urgjenca

Nevoja për të qenë pjesë e një komuniteti është një nevojë themelore thelbësore. SHumë shpesh faqet e internetit që merren me prenotimin e hoteleve e përdorin këtë hile. Kur njoftojnë njerëzit, më shpesh përdorin këto fraza: Ka mbetur edhe një dhomë; E njëjta dhomë sapo është prenotuar; 2 njerëz po e shohin këtë reklamë në këto momente. Në 90 përqind të situatave është një hile.

2. Përzierja e fakteve dhe opinioneve

Detyra kryesore e çdo manipuluesi është që t’ju fusë në një mjedis të gënjeshtërt, me qëllim që të mos e vini re manipulimin por ta perceptoni si një seri rrethanash. Për shembull, nëse ju duhet të pushoni dikë nga puna, do i tregoni se është punonjës i keq. Nëse puna bëhet keq, pushimi nga puna duket i natyrshëm. Mos ngecni në këtë. Vlerësojeni vetë performancën tuaj në punë.

3. Aktivizimi i stereotipeve

Leon Tolstoi dikur ka thënë: “Të gjithë familjet e lumtura janë njësoj; çdo familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet”. Kur ndjekim stereotipe, në mënyrë të pavetëdijshme i projektojmë ato në jetën tonë. Kjo mund të shkaktohet prej nevojës primitive për të ndjerë unitet me të tjerët. Herën tjetër që mund të ndiheni sikur doni të jeni si dikush tjetër, kujtoni se nga buron kjo nevojë.

4. Mos mendo, beso!

Detyra kryesore e një manipuluesi është të eleminojë vetëdijësimin e një viktime dhe ta privojë nga aftësia për të formuar pyetje logjike, duke imponuar idenë e besimit të pamend. TI mendon se i merr vetë vendimet e tua, por është iluzion. Manipulatori mund të fusë çdo ide në mendjen tënde. Për ta shmangur, ndalu një moment dhe mendo këtë: “Çfarë do të ndodhë nëse nuk i arrij këto objektiva?” Mund të jesh i trishtuar nëse nuk plotëson nevojat e tua, por nuk ke pse vret mendjen për ato që të imponohen.

5. Teknika e derës në fytyrë

Ju mund të shfrytëzoni ndjenjat e fajit të dikujt  për të marrë atë që dëshironi. Ata kanë më shumë gjasa të bien dakord për një kërkesë të dytë, më të arsyeshme në krahasim me një të madhe, që ua keni kërkuar herën e parë. Gjithashtu, ata mund të ndjehen të detyruar dhe të kënaqur kur ju ndihmojnë. Në këtë rast, ju duhet të kuptoni se kur dikush ju bën një nder, vetëm një falënderim mund të jetë i mjaftueshëm. Nuk keni pse të paguani për ndonjë vepër të mirë që ju është bërë.

6. Fjalori pa vogëlsira

Kur përdorim terminologji të veçantë, ne qëllimisht e ulim statusin intelektual të kundërshtarit. Kundërshtari mund të ndjehet shumë parehatshëm për shkak të paaftësisë së vet. Për ta thyer tërësisht këtë besim, përpiqu të citosh njerëz të famshëm. Tashmë mund ta shpini bisedën në cilindo drejtim që doni.

7. Metoda e fragmentimit

Mund të fshihni disa fakte të jetës tuaj dhe qëllimisht të vini në dukje disa të tjerë. Faktet pozitive janë më të zakonshëm në të gjithë aspektet e jetës. Megjithatë, një fakt specifik i shkëputur nga konteksti nuk do e reflektojë të gjithë situatën. Për shembull, manikuristi ju dëmtoi padashje kur lëvizët dorën. Do të largoheni me përshtypje të keqe për sallonin në përgjithësi, dhe të gjithë punëtorët atje, por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë të këqinj.

8. Marrëveshja e mëhershme

Ndonjëherë nuk kemi kohë të vlerësojmë gjithë pro-të dhe kundra-t dhe kështu biem dakord me diçka të çmendur. Mbani mend që në çdo situatë keni të drejtë të thoni jo, ose të filloni të kërkoni një kompromis. Dhe këtu nis manipulimi: “Hej, premtove që do të ndihmoje!”, ose “Mendova se mund të mbështetesha tek ti!” MOs kini turp të thoni jo, dhe mos u ndjeni fajtorë për këtë.

9. Argumentat joproduktivë

Sipas studimeve, rezultati në 60% të situatave do të jetë pozitiv nëse përdorni fjalën “sepse”. Nuk ka rëndësi se nga cilat fjalë pasohet kjo fjalë kyçe, sepse ajo tingëllon shumë e arsyeshme në vetvete. Kjo është arsyeja përse jemi të prirur të biem dakord me kundërshtarët tanë, më shpesh.