Harry Styles lidhet për të pestën herë me një modele të Victoria’s Secret

633
Muajt e fundit, këngëtari ka qenë i zënë me karrierën e tij solo në muzikë, si dhe pjesëmarrës për herë të parë në një film ku për më tepër kishte një rol të rëndësishëm në Dunkirk. E megjithatë, 23 vjeçari Harry Styles, ka pasur kohë të gjejë dashurinë me modelen 27-vjeçare Camille Rowe. Çifti seksi duket se ka pak kohë që janë bashkë dhe kjo është konfirmuar kur janë parë së fundmi bashkë në një koncert në New York. Kjo shënon lidhjen e tij të pestë me një nga ëngjejt e Victoria’s Secret. Më parë ai ka qenë në një romancë me Kendall Jenner, Cara Delevingne, Sara Sampaio dhe Nadine Leopold.
Sigal