Harallamb KOTA/ Origjina e një mbiemri, sprovë në një fushë të shkencës

1349
Sigal

Flasin: Spiro N. Konda, Neritan Ceka,  Skënder Muça, Burhan Dauti: Fjala Kota, fjalë e kahershme e gjuhës shqipe

Në  Fjalorin e Gjuhës Shqipe, në Fjalorin  Enciklopedik  Shqiptar, në botimet  shkencore historike dhe arkeologjike, jepen burime  të  rëndësishme të gjenezës së popullit shqiptar prejardhjes së tij nga ilirët dhe parailirët (pellazgët), të gjuhës së folur dhe të shkruar, qysh nga parahistoria  deri në ditët e sotme, ku vend  të rëndësishëm kanë patur dhe kanë fjalët shqipe. Në këto dokumente të botuara trajtohet edhe fjala Kota, duke mos i dhënë rëndësinë e  merituar  që  ajo  mbart  në  vetvete  dhe që rrezaton në gjuhën shqipe. Mënyra e trajtuar deri më sot, është tepër sipërfaqësore dhe më ka pezmatuar krejt, por njëkohësisht  duke e analizuar me kujdes këtë fjalë, rrënjën e saj, format që merr,  për t’i dhënë  kuptim ngjarjeve bisedave, gjendjes  shpirtërore  dhe rezultatit të punës, më është pjekur mendimi të zbuloj përmbajtjen e kësaj fjale, ta zhvesh nga forma, nga këndvështrimi dogmatik dhe  ta trajtoj  në kuptimin e vërtetë që ajo mbart,duke nxjerrë në dritë origjinën, përkatësinë e periudhën që populli shqiptar,e pranoi në fjalorin e tij të përditshëm, për të shprehur mendimin e tij në gjuhën e tij. Ideja  e lindur vite më parë, për t’i hyrë punës,  për sqarimin e mbiemrit të familjes time tashmë kishte hyrë në udhën e duhur dhe unë isha plotësisht i vendosur ta realizoja dhe ta sqaroja në mënyrë shkencore dhe bindëse origjinën e fjalës Kota dhe të mbiemrit Kota. Kur them për sqarimin, kisha dhe kam parasysh këto çështje: Kur e kanë marrë këtë mbiemër të parët tanë?.Cila ka qenë arsyeja, shkaku që morën këtë mbiemër ?. Fjala Kota, Kotta (mbiemri–Kota, Kotta)  dhe  fjala Kote (mbiemri –Kote)

A kanë të njëjtën origjinë, apo qysh në zanafillë kanë qenë të ndryshëm?. Në se kanë të njëjtën origjinë, kur ndryshuan, njëri mbeti Kota dhe tjetri u shndërrua në Kote? Cilat qenë  rrethanat që diktuan ndryshimin, në cilën periudhë të historisë të popullit shqiptar  dhe ku banonin atëherë të parët tanë?

 

Mbiemri Kota, ishte marrë nga fjala Kota apo e kundërta. Cila ishte kjo fjalë dhe çfarë kuptimi kishte. Kur kishte lindur dhe në çfarë kohe ishte futur në përdorimin e gjuhës shqipe. Familjet Kota në Berat, kanë banuar që në kohët kur kjo kala quhej Partha, apo më vonë në kohën e pushtimeve Romane, Bizantine dhe Otomane.

 

Fjala Kota është fjalë shqipe apo e marrë nga gjuhë të popujve të tjerë. Kohë më parë, fjala Kota nuk më kishte bërë ndonjë përshtypje edhe  pse  ajo  përdorej  nga  familja  ime  në formën e mbiemrit, por tashmë kjo fjalë, më është bërë tepër e dallueshme dhe më  shquhet menjëherë në togfjalët shqip, që përdorim në komunikimet e vazhdueshme, në të folurin e përditshëm dhe në gjuhën e shkruar. Po nënvizoj dukurinë e përdorimit të fjalës Kota si më poshtë : -Bëra një punë të Kotë, punëra të Kota, Kot se Koti, e kalova kohën Kot, fjalë të Kota, premtime të Kota, u Kota, Kotem, Kotësi, Kuot etj..Përdorimi i fjalës Kota dhe kuptimi që ajo i jep frazeologjisë në komunikim, marrëdhënies së individit me punën, me rezultatin e punës dhe me përdorimin e kohës, tregon  që  ajo është përdorur në fjalorin e gjuhës shqipe shekuj më parë, ndoshta  qysh  në kohët e formimit të kësaj gjuhe ose pak më vonë, në periudhën e formimit  të etnosit  ilir. Në gjuhën popullore përdoret një shprehje tepër e lashtë si më poshtë:

Fjalë të Kota….Punë të Kota – Gurë në trastë

Nga kjo shprehje, më ka buruar pyetja e kahershme: Çfarë lidhje ka fjala Kota me fjalën Gur ?. Çfarë lidhje  ka fjala Kota me fjalën kot, kote, kotta, kotësi, kot më kot, të kota, kotem. Çfarë lidhje ka fjala Kuot (përdoret nga shkencat gjeometrike për caktimin e një lartësie mbi dysheme,niveli i detit), me fjalën Kota dhe më tej me fjalën Gur?Mos vallë sendi “Gur” është përdorur për kuot, apo vallë guri masiv (shkëmbi,mali etj.)  ka qenë pika e përcaktimit të lartësisë mbi nivelin e detit  dhe më vonë u përdor për njësi matëse që u quajt kuotë.

Pyetjet dhe dilemat e mësipërme, po mundohemi t’i sqarojmë me materialet si më poshtë:

Spiro N. Konda, filolog   i diplomuar në Fakultetin Filozofik  të universitetit  të Athinës, në librin e tij “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik” botuar në Tiranë në vitin 1964, shpjegon origjinën  dhe prejardhjen e fjalës Kota nga fjala Gur, në procesin e ndryshimit të shkrimit dhe  zëvendësimit  të  germave, nga  shekulli  i dytë  p.k. deri  në shekullin  e dhjetë  m.k. ( shkrimi pellazg, shqipja e vjetër ose greqishtja e vjetër, sanskritishtja etj. faqe 55 dhe 107). Neritan Ceka-arkeolog,në librin “ILIRET “,f. 198,dëshmon për një banor vendas i cili në v.178 në qytetin Bylis në Iliri,ka skalitur një mbishkrim, dhe e ka nënshkruar “LYCOTAS”. Është e kuptueshme që nënshkrusi është me profesion gurskalitës   dhe ky pohim të çon në identifikimin e fjalës lycotas me fjalën gurskalitës. Duke analizuar këtë fjalë arrijmë në dy përfundime si më poshtë: -Fjala  Lykotas  përbëhet nga dy pjesë, Ly  dhe  Kotas. Skënder Muça-arkeolog, i profilizuar në gërmimet e zonës së Bylisit thotë: -Është në arkivin e Institutit të Arkeologjisë Tiranë, fotografimi i mbishkrimit LYCOTAS, kushtuar  ASKLEPIO dhe COLONAE me S.P.  Është gjetur në katedralen e qytetit. Ky punim është fotografuar dhe është bashkëngjitur me këtë material. Me shkrimin e tij, të lënë në këtë material, ka ndriçuar më tej origjinën e banorëve të kësaj treve,kur thotë: -Lycotas Centaur është emri i tij.  Këtë emër, nënvizon ai, e kanë përdorur më vonë paria e lartë  Romake. Burhan Dauti-arkeolog, ish- drejtor i Institutit Arkeologjik thotë : -Kota mund të ketë prejardhje nga ndonjë profil pune, ose nga një toponim. Italianët buzë lumit Shushicë ngritën një fshat me emrin Kot (Kotë ose Kota ), me banorë të ardhur nga krahinat përreth. Në kodrinën sipër këtij fshati, mendohet të jetë qyteti Ilir  Olimpia, i cili mban emrin e vajzës së mbretit  Pirro të Epirit. Qyteti u themelua me dëshirën e Antigonës- gruas së tij.

Bëhet pyetja: –Çfarë kuptimi ka parashtesa Ly. Mund të besojmë që fjala Ly është emri i mjeshtrit. Në këtë rast, fjala Lykotas ka kuptimin e emrit Lynkest Kota (Lynkest Gurëskalitësi ).Por duke marrë në konsideratë ndikimin e latinishtes në gjuhën shqipe, pas  pushtimit Romak të Ilirisë, mund të besojmë gjithashtu, që parashtesa Ly, ka dhe kuptimin Gur ( ly = lihtos=liti ) dhe nuk është emri i mjeshtrit ( lynkest ). Në këtë rast fjala Lykotas ka përsëri  kuptimin gurgoditës ( ly=gur = vegël pune për të goditur,thyer skalitur sende )

Çfarë kuptimi ka fjala Kotas. Në gjuhën shqipe këtë fjalë e ndeshim në dy trajta: -Në formën e trajtës kotas, ajo është një fjalë tepër e përdorur  ( kotas = godas,ka kuptimin me godit, me thy, me coptu, me gërvisht,me skalit etj. ).Njëkohësisht fjala Kotas po të zhvishet nga prapashtesa “ s “ mbetet  fjala kota, e  cila sipas linguistit  Spiro N.Konda (cituar më lart ) rrjedh nga fjala Gur. Pra fjala kota, ka kuptimin e një vegle pune, ka kuptimin e foljes godas, ka kuptimin e një profesioni .  Në  rastin tonë, kjo vegël  pune është një Gur i Fortë, i marrë nga zemra e një boke të zhveshur nga bimësia (shkëmb guri) që përdoret për të goditur e thyer shkëmbej guri,ose për të skalitur në një faqe shkëmbore duke na dhënë të besojmë, që të parët e familjeve Kota, kanë qenë gurëthyes, gurëcopëtus gurskalitës, gurpunues (argjend, flori, diamand, gurçmuar, etj.)

Analizat e mësipërme na çojnë në ketë përfundim:

Fjala Kota,është shkurtimi i fjalës Lykotas (ly  Kota s), ka lindur para mbiemrit Kota.

Ndërsa mbiemri Kota, është përdorur shekuj më parë si identitet profesioni. Në  Librin e Arkeologut  Neritan  Ceka  “ ILIRÉT “ , botim  i  vitit  2005,  f 199, jepet emëri i  një banori vendas,i cili në vitin178 m.k.,  ka skalitur  një mbishkrim për Asklepin perëndinë e mjekësisë dhe e ka nënshkruar   “ lycotas”. Fjala lycotas – ka kuptimin gurëgoditës, gurëskalites etj..  (ly =li  ka kuptimin gur dhe cotas ka kuptimin godas ). Për ta qartësua më mirë problemin që po trajtojmë, po i drejtohemi  veprës  së filologut të njohur Spiro N.Konda ku ka mendime dhe shpjegime të vlefshme rreth këtyre problemeve që përpiqemi të zgjidhim. Në Librin e Filologut Spiro N.Konda “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik”, botim i vitit 1964, f.55,107, jepet prejardhja e falës KOTA nga fjala GUR si më poshtë: Shqiptari paraomerik dhe greku,i quajnë bokëritë (shkëmb i gurtë deti ), në kuptimin guri i gurtë,ku fjala“netpai”, është emër  dhe fjala “yupai” mbiemër. Homeri, tek libri Odisea, e trajton këtë, në kuptimin e dy masave:-shkëmbi i gurtë i goditur dhe gurët e shkëputur nga goditja. Në faqen 111, autori flet për një mal në Etoli e thotë: Shqiptarit i bën përshtypje  pamja shkëmbore e tij, që nuk ka asnjë bimë, prandaj e quan Gur. Në shkrimin shqip, shqiptari fjalën gur e shkruan gur.

Në shkrimin grek, shqiptari  fjalën gur e shkruan gurai (gur + ai ).

Nga shek II.p.k.deri në shek X m.k, identifikimi i zanoreve u me yota dhe y me k,

i ka dhënë fjalës yup trajtën kota . f.107.