Google, Facebook dhe WhatsApp do t’i kodojnë mesazhet

659
The Guardian shkruan se gjigantët e teknologjisë Facebook, Google dhe WhatsApp kanë për qëllim ta rrisin kodimin e mesazheve në prag të rastit të fundit të gjykatës mes Apple dhe FBI. Të gjitha këto kompani e kanë mbështetur Apple në këtë rast. Kompani të tjera teknologjike janë në kërkim të përmirësimit të kodimit për shërbimet e tyre për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe përdoruesit.New York Times raporton se zyrtarë të qeverisë janë duke debatuar mbi atë se si të fitojnë qasje edhe në mesazhet e mbrojtura të WhatsApp, pas betejës së filluar me kompaninë Apple. Duke parë luftën që po shkon mes FBI dhe Apple në gjyq, disa hulumtues besojnë se juria do të detyrojë edhe WhatsApp t’i hapë mesazhet për t’i monitoruar.
WhatsApp është përballur me një presion të njëjtë edhe në Brazil, ku një ekzekutiv i kompanisë simotër Facebook u burgos pasi një gjykatë në Brazil kërkoi hapjen e mesazheve për gjurmimin e trafikantëve të drogës, kërkesë të cilën e kishte refuzuar WhatsApp. Aktualisht WhatsApp ka një bllokadë e cila e bënë të pamundur për këdo tjetër që të ketë qasje në ndonjë informacion të këtij aplikacioni. Me afër një miliardë përdorues aktiv në muaj, WhatsApp është bërë synim i hetuesve, të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë mundësitë e tyre monitoruese. Nëse ky qëllim arrihet, përdoruesit do të ishin në vazhdimësi të monitoruar nga qeveritë.
Sigal