Gazetari ia thotë troç këngëtares: Shko lahu!

554

Taylor Swift ka filluar së fundmi turin e saj ‘Reputation’ dhe performancat e saj kanë ndezur skenat në çdo vend të botës.

Me perfomanca të zjarrta dhe me hitet e fundit, ajo ka sjellë emocione të jashtëzakonshme.

Por sigurisht orët e gjata në sken, e kanë bërë këngtaren të djersisë.

Pas përfundimit të njërës prej tyre këngëtarja është intervistuar nga Greg James, gazetar i BBC.

Sapo e takon ashtu të djersitur nga performanca, Greg nuk nguron t’i vejë në dukje faktin se duhet të lahet, por Taylor nuk u mërzit fare nga kjo mënyrë e të folurit.

Me gjithë sportivitetin e mundshëm ajo i thotë: “Ke të drejtë, duhet të lahem”. Fansat që e kanë parë videon janë ndjerë shumë keq nga këto fjalë ofenduese në drejtim të këngëtares, ndaj nuk janë kursyer në komente