Frederik Ndoci: Nuk e di se kush e ka bërë lojën e përfoljes time

726
I pyetur për “Telegraf” për komente të ndryshme në rrjetet sociale, për gjetjen e numrit të tij të celularit nga Prokuroria e Holandës, ai nënqesh dhe bën rezymenë e ngjarjes së atyre ditëve. Të gjitha shkrimet në rrjete sociale dhe takimin e tij me “gazetarin” e Prokurorisë, në fillim e mori për ndonjë kamera të fshehtë…Ja sqarimi publik i Frederikut
Ditën e martë pasdreke me vjen një telefonate dhe i përgjigjem (pasi telefonuesi me pyet se kush je?!!!) I them se jam Frederik Ndoci, nëse keni telefonuar për mua. Atëherë ai më prezantohet se është një përfaqësues (gazetar) i Prokurorisë?? Po i them- me çfarë mund t’ju ndihmoj,? Më thotë se nga Prokuroria e Holandës na ka ardhur numri juaj për ta vëzhguar, pasi rezulton që me numrin tuaj janë shkëmbyer biseda telefonike. I them që, meqë jam person publik numri im është në të gjitha media-setet dhe webet e mia, pra është i lirë ta marrë kush të dojë. Së dyti verifikoje bisedën, dhe së treti, nëse vërtet personi im përbën rrezik internacional, nuk ke pse më merr dhe më thua që po përgjohesh dhe po verifikohesh. Nga ana tjetër nga Holanda nuk më ka marrë asnjë njeri në telefon, së paku prefiksi i Holandës nuk gjendet në të gjithë regjistrimin e thirrjeve të mia edhe vjetore (po ti referoheni). Më tha kam një letër nga Prokuroria, a mund t’ju takoj? Po i thashë, sapo të jem i lirë vetëm më thuaj se ku. Më tha takohemi të Juvenilja…Pas një ore (06-30) u takova me një djalë të ri, fytyrë e paparë ndonjëherë. Së pari, pasi u sigurua që isha vetëm dhe pa media u paraqit pas 10 minutash duke më bërë lodra shantazhi “katundarësh”, që jam në oborr, jam jashtë, jam këtu etj…Që këtu dyshova për ndonjë kamera të fshehtë…Por gjithsesi, duke e ditur që ky jam unë, që me gjakftohtësi dhe maturi kam kaluar rrebeshe edhe para 1990, nga specialistë të të gjitha fushave, e prita gjakftohtë. Pa humbur kohë më thotë që kam këtë letrën dhe më tregon një faqe interneti ku linku ishte gjoja me një logo (që mund ta bëjë çdo kush) dhe që tekstualisht shkruhej, numri 06620…. Të verifikohet kush është, domethënë asnjë numër tjetër…Këtu qetësia e njeriut që nuk e ka mizën nën kësulë vëren defektet nga më i vogli tek ai që bën muuuuu. Së pari, nëse Holanda ka dërguar vërtet bisedat e një njeriu më një të kaluar kriminale, nuk ka dërguar vetëm numrin tim personal, por edhe të atij. Unë gjatë ditës flas ose më flet familja, gruaja ose të afërmit, (në ditë afërsisht bëhen rreth 90-100 telefonata), kështu çdo njëri në botë s’ma do mendja që merr në telefon zyrtar (privat) për afera të pista. Së dyti, ky njeri (i ndjekur që më 2001 sipas gazetarit ) që vjen nga nga bandat e Fierit, me emrin Olti Kadiu (por që e ka ndryshuar identitetin në Fatlum Kadija) se besoj të jetë aq i trashë sa të më thërrasë për biznese në telefonin që e kam me emër (të vetmin apo jo)? Së treti iu përgjigja, njoh shumë pak vetë nga Fieri edhe ndonjë që nuk njoh, është treguar korrekt dhe të gjithë më kanë respektuar dhe do ti respektoj. Nëse ndonjëri të thotë gjëra që nuk janë pjesë pozitive të jetës, (se besoj se gjendet ndonjë naiv që ta bëjë) i tregoj rrugën. Por gjithsesi, meqë ka gazetarë të painformuar që mbushin rreshta ndër gazetat e tyre, doemos qëllimi justifikon mjetin, unë nuk dyshoj që në mes të 1 000 000 numrave që ka bashkëbiseduar x apo y mund të jetë edhe telefoni i gjithkujt (edhe imi). Ne nuk jetojmë në Jemen, por në Tiranë dhe kush ka nevojë për artin tim, doemos për gëzime familjare, unë me kënaqësi e ngre telefonin dhe i përgjigjem. Mendo që dikush do më thotë pas telefonit, Alo jam “krimineli” x dhe sonte je i ftuar i im, çfarë do t’i përgjigjesha? -Ftesa është për krim apo për gëzim familjar..?.hahahahah! Kështu që nuk më intereson asnjëherë çfarë njeriu fshihet pas telefonit kur më thërret, sepse janë akoma gjallë kriminelë që mbytën në gjak një popull të tërë dhe shëtisin lirisht nëpër bulevardet tona, bile syresh janë edhe nëpër zyrat e qeverisë dhe shtetit dhe opozitës …Janë me mijëra njerëz që iu shua jeta nëpër burgje, internime që vdiqën dhe u vranë pa mëshirë, të cilëve doemos nuk do tu hapin kurrë dosjet, sepse në to do jetë vepra gjakatare e prindërve të atyre që vazhdojnë luftën e klasave akoma sot dhe mund të jenë në pushtet. Demokraci do të thotë të mbash qëndrim për krimet dhe “jo” për kriminelët?! Së paku kështu është motoja e demokracisë tonë që, 26 vite, sepse asnjë kriminel nuk u dënua për çfarë bëri në 50 vite diktaturë. Por kur e sheh persekutorin tënd sot, që hap derën e ndonjë makine luksoze, që hap derën e ndonjë hoteli luksoz dhe të thotë mirëserdhe në pronën time, të vjen ndërmend slogani i kuptimit të demokracisë shqiptare, që na erdhi e detyruar, si dikur që merrnim vajin e ullirit me talon. Por ishe i detyruar të merrje edhe margarinë. Ose të merrje një bukë gruri, patjetër ishe i detyruar të merrje edhe buke misri, ishe i detyruar të thoshe poshtë “tradhtari” Kadri Hazbiu, që kishte vrarë pa gjyq me mijëra të tjerë dhe tani po i vinte radha edhe atij…. etj…Unë uroj që të mos jetë lojë e vetë trafikantëve të mirorganizuar që thonë: Ujku dhe ata bëjnë kërdi si çakaj apo hiena, sapo njerëzit të merren disa ditë me mjeranët që u vjen radha për në gazetë, (ashtu si dikur u vinte radha mjeranëve (para 90) që të hipnin në bankën e të akuzuarve), pasi një javë përpara kishin qenë dëshmitarë tek një viktimë e serialit të javës që kalonte. Kjo ishte motoja që na ndoqi për 50 +26 vite. Ndonjë mënyrë për të më joshur për ti hyrë politikave ka dështuar, sepse në politikë ose duhet të kesh pasur dosje ose duhet të jesh trafikant. Po të mos isha, kush jam, me siguri që do me pëlqente të bëja një rol në film si trafikant, por jo si trafikant i qenieve të gjalla, as trafikant organesh….
Së fundi u them se, në një mënyrë apo tjetër, unë do ta marr vesh se nga vjen ky burim apo “Kurth”, pasi unë kurrë nuk kam njohur njeri nga Fieri me emrin Fatlum. Emri Fatlum është verior dhe njoh shumë prej tyre, gjithsecili, më i mirë se tjetri. Gazetari i prokurorisë që kishte nxjerrë lajmin tre ditë përpara, më tha që erdhi një letër, por lajmi i dialogut ishte vënë disa ditë përpara. Çudi! Unë nuk jam i fort për “boks”, por jam i fortë në replika, me fjalë. Kam tre ditë që i telefonoj gazetarit dhe nuk ma ngre telefonin, por më dërgon mesazh “që jam në gjykatë”, (d.m.th. gazetari i prokurorisë është në gjykatë)!!Mos harroni se artikulli në media është shkruar që në ditën e 1 vjetorit të Meshës së Madhe që Papa Francesku bëri në Tiranë, ndaj mendoj se, janë ose atavizma ISIS, ose inate private personale të të paaftëve të cilët vjet nxorën lajmin që Frederik Ndoci shkoi ne USA dhe ka vetëm 4 muaj jetë me një Kancer shumë aktiv. Ndërsa një palë tjetër thoshte që, Frederik Ndoci nuk kthehet më, e mjerë ai që ka kontrata ose do lidhë kontrata me të ( për punë d.m.th. që të ma errësonte punën). Gjithsesi, tokës mëmë e cila kurrë nuk më është mërzitur, do i lutesha, që as brenda të mos i mbajë ata maskarenj që fyejnë, intrigojnë, bëjnë presione, prishin qetësinë dhe të fusin në qorrsokak…
Sigal