FOTO/ Nga ëmbëlsirat, te maskat, gjithçka për dasmën mbretërore

2995
Sigal

Kapuçinot me imazhin e Harry dhe Meghan që dominojnë mbi shkumë; flamujt anglezë me dy bashkëshortët e ardhshëm të qeshur në qendër.

Por, edhe ëmbëlsira, maska për t’u vendosur në fytyrë për ditën e madhe, lodra prej pellushi dhe deri tek lojërat Lego që riprodhojnë të gjithë kështjellën Windsor me të gjithë protagonistët e saj.

Në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka filluar numërimi prej disa muajsh dhe dyqanet e suvenireve janë të pajisura për të kënaqur dëshirën e turistëve për të marrë pjesë në ndonjë mënyrë në martesën mbretërore.

Por, për Meghan Markle mbërrin një dhimbje e madhe.

Babai i saj, Thomas Markle, nuk do ta shoqërojë në altar; ceremonia e dasmës mbretërore në kështjellën Windsor ka pësuar një ndryshim përfundimtar, sepse babai i nuses duhet të operohet në zemër.

Këtë e bën të ditur siti TMZ, që ka ndjekur hap pas hapi programin e famlijes Meghan.

Markle tha për TMZ se do të operohet nesër në mëngjes. Gjithmonë TMZ kishte bërë të ditur një javë më parë se Markle kishte patur një infarkt dhe dje u kthye në spital me një dhimbje në kraharor.

Një seri kontrollesh kanë treguar domosdoshmërinë e ndërhyrjes, sepse infarkti “kishte shkaktuar dëme serioze në zemër”.