Sigal

Para disa muajësh,  Shkrimtari dhe Fabulisti i  Shquar, Pëllumb  Velo, botoj librin  e tij  të  20-të, të  12-tin   me fabula -“210 EKSTRA  FABULA”, një libër ky  me  shumë  vlera.

Këtë e tregojnë  më  së miri  dhe titujt,  çmimet dhe vlerësimet e  marra prej  tij , brenda dhe  jashtë  Shqipërisë.

Titulli i  fundit  që, ai  ka  marrë  është Titulli: “NAIM  FRASHËRI” ,dhënë nga Ish  Presidenti  i  Republikës , Z.Bujar Nishani , më 19 Korrik  2017. Nga e  gjithë krijimtaria e tij fabulistike , Pëllumbi  ka  vendosur  te  ky libër,  210  Ekstra  Fabula.

Fabulat e Pëllumb  Velos,  thurur  janë  me  mendime e vargje  Brilante,  të  cilat  do të  mbeten  Perla  në  fondin  e  Artë  të  Letërsisë Shqipe dhe  më  gjerë… Tek një  vlerësim imi, për Fabulistin  e  Shquar Pëllumb  Velo në  vitin  2010, unë  kam  shkruar :

-Me  fabulat,  që  ti  shkrove,

Pëllumb,  lartë  fluturove.

Për  vendin  e botën  mbarë,

Do  të  mbetesh një  fanar…

Përzemërsisht, mikut tim  të  madh,Pëllumb  Velo, i  uroj shëndet  të  mirë dhe  jetë  të  gjatë ! Emri  dhe  fama e tij, shkofshin,lartë  e më  lartë !

MS.C-Albert  HABAZAJ

POET-STUDIUES

Kryetari  Shoqatës  së  Shkrimtarëve dhe Artistëve “PETRO  MARKO”-VLORË

1

CJAPI DHE DRERI

-Kur heq keq vërtet’ në pyll?

Cjapi cyt, drerin si yll.

Cjapi flet e llullën heq:

-Për vendin, drer, ska më keq,

Kur mbreti që vjen në krye,

ka simptoma çmendurie…

1964

FTUJA DHE PALLOI

Ftujën cyt, palloi tek hija:

-Kur çmohet jeta dhe liria?

Gjegjet ftuja mendje mprehta,

Shikimtretur nga qershia:

-Në prag vdekje çmohet nga jeta,

Veç në burg çmohet liria

1978

DASHI DHE E BIJA

Tek shiste libra në çair,

Dashin cyt një dit’ e bija;

-Dreri, babi, shkruan më mirë.

Përse kafshët blejn’ nga dhija?

 

Të paaftit parallinjtë,

Ia venitin dritën yllit,

Pallmat e kërriçit bijë

Mbysin zërin e bilbilit…

22.10.1999

DY LUFTIM

Nga mesnata sa gdhiu,

Për vathën mbushur me dele,

Ujku plak dhe i riu,

Në duel u bënë fërtele

 

Ujku plak i lodhur foli:

-Askush humbur të mos ngelet,

Me që ndeshja baraz doli,

Un’ marr qingjat, ti merr delet…

7.03.2012

CJAPI DHE DRERI

C’japi drerin ndal në lugje:

Pran’ Parisë si përhera,

Të rëndomtit zën kolltuqe,

Jashtë mbeten shumë vlera!…

 

Drer brimadhi ballëpërballë,

Urtësisht cjapit i flet:

-Gruri, mik, rritet ngadalë…

Gjembi shpejt ngjtet përpjetë?

04.01.2010

CJAPI DHE KOKOSHI

Cjapit, gjeli tej te fiku,

Duke qeshur pran’ iu qas:

Shekulli që sapo iku,

Çfar’ të keqe na la pas?

 

Më t’keqin ves, o kokosh!

“Teorin’ e lugës bosh!”…

02.02.2002

 MAJMUNI ÇITA DHE ARIU

Majmuni çita pyet ariun:

-Ku ndryshojmë me njeriun?

-Me trup e mend, ariu ia pat,

Njeriu qëndron tepër lart.

 

Veç dëshirat na afrojnë,

Njëri-tjetrin imitojmë…

18.01.2011

DRRERI DHE SORRKA

Tek shëtit të mirin drer,

E pyet sorrka leshpaprerë:

-Mbret të mir’ a dictatorë,

Zoti vet i sjellë me dorë?

 

Fjalë mençur si qëmoti,

Dreri flet e këmbët ndali,

-Mbretin e mir’ e sjell i zoti,

Diktatorët i mbjell djalli!…

26.02.2011