E shkuara pornografike e rusit favorit për të fituar Eurovizionin

458
Sigal

Konkurrenti rus në Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion e ka gjetur veten ne mes të një skandali pornografik teksa disa foto të tij teksa pozon nudo janë publikuar online. Sergey Lazarev është mjaft i njohur në vendin e tij dhe do të performojë sot në Stockholm ku shihet si favorit për të fituar, por autoritetet zyrtare në Moskë duket se janë shqetësuar shumë për imazhet eksplicite. Në foto shfaqet një burrë, i cili duket se është Lazarev, 33 vjeç i ulur në një shtrat, plotësisht i zhveshur teksa mban në duar një sharrë të drejtuar në fytin e një femre, e cila qëndron në tokë, e lidhur me pranga dhe e veshur vetëm me të brendshme. Edhe pse fotoja duket si e shkëputur nga ndonjë sajt pornografik, burime qeveritare në Moskë thanë për ‘The Sun’ se do të marrin në konsideratë edhe çështjen e dhunës në familje. Sipas zërave që qarkullojnë, fotot i përkasin të shkuarës pornografike të Sergey Lazarev.