Dhurata Alija, bilbili i këngës me çifteli

728
Momentet e mia më të vështira, kur kam kënduar shtatë ditë pasi më kishte vdekur babai dhe motra…
Me një timbër zëri të veçantë që kudo që është ngjitur nëpër skena ka mahnitur me zërin e saj Brilant . Ka një jetë në skenë dhe pse me profesion është mësuese Gjuhë- Letërsie ku dhe ka punuar 8 vite. Por arsyeja e shkëputjes kanë qenë koncertet dhe puna si këngëtare ka shumë angazhime dhe si bën dot të dyja. E kemi fjalën për këngëtaren e mirënjohur nga veriu, Dhurata Alija, e cila është cilësuar dhe si bilbili i këngës më çifteli. Dhurata është e pranishme në çdo festë familjare në dasma fejesa, ditëlindje etj, por dhe në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit. Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, Dhurata tregon rrugëtimin e saj të gjatë si këngëtare. Gjithashtu Dhurata na tregon dhe moment më të vështira kur ajo është ngjitur në skenë si dhe momentet më të bukura .

Dhurata keni një jetë në skenë, më përshkruani pak këtë rrugëtimin tëndin të gjatë?
Eh, në fakt është e vërtetë. Kam nisur që në fëmijëri, që kur isha 7 vjeç, të këndoj në mini koncerte të shkollës. E pastaj nuk ndalova së kënduari në vazhdimësi nëpër koncerte, festa e gëzime familjare; si dasmat, ditëlindjet etj, dhe nuk i jam ndarë këngës për asnjë sekondë. Kënga për mua është shpirti im, por rrugëtimi im ka qenë aq i gjatë, aq i bukur sa do më duheshin net dhe ditë të tëra për ta përshkruar. Por sigurisht që ka pasur dhe vështirësitë e veta për të arritur këtu ku jam sot. Por ajo që unë dua të them është, se nuk ka sukses pa vështirësi dhe nuk ka vështirësi pa suksese.

Kur keni kënduar për herë të parë dhe çfarë kujtoni nga ai moment?
Nuk kam ndonjë moment tepër tipik, por veçse vazhdimësi, kam qenë e vogël dhe nuk mbaj mend. E kisha në gjak qysh se kam lindur muzikën, pasi edhe babai im kishte kënduar gjithmonë. Gjithashtu edhe nëna ime, diçka tipike, nëna dhe babai im kur ishin të rinj, rastësisht ishin takuar në një dasëm dhe kishin kënduar të dy bashkë me çifteli, se atëherë ashtu këndonin.

Cili ka qënë momenti juaj më i lumtur në skenë?
Momente e mia të lumtura kanë qenë në skenë kur isha nëpër koncerte në shkollë. 

Po më i vështiri? 
Ana më e vështirë ka qenë kur jam paraqitur vetëm 7 ditë pas vdekjes së motrës dhe 1 muaj pas vdekjes së babit. Nuk po këndoja, po thjesht isha në skenë dhe lëvizte goja, se shpirti ishte krejt jashtë botës së muzikës.

Sa klipe keni dhe cilët janë bashkëpuntorët tuaj? 
Klipet e mia dhe kompozitorët që kam bashkëpunuar janë më të mirët në Shqipëri; Edmond Zhulali, Edi Balili, Alban Furtuna, autor tekstesh Armand Trebickën . Po, gjithashtu, kompozitori që bashkëpunova për këngën e re “Sa me mall të kujtoj” Fatos Canolli, teksti Rifat Maxhuni .

Ç’mendim keni për muzikën aktuale në Shqipëri?
Jemi shtuar shumë në numër si “këngëtarë”, mendoj se sikur të kalonin nëpërmjet një jurie përpara se të dilnin në skenë nuk do të ishte keq, pasi shumë njerëz thonë se quhen “këngëtarë” edhe kur mësojnë dy këngë dhe dalin nëpër skena.

Sipas jush a ka më profesionistë?
Normal që ka dhe profesionistë, madje dhe shumë të talentuar, por tregu thjesht ka nevojë për një konkurs që të dallohet se kush e mertiton dhe kush jo.

Flitet shumë për ‘tallavanë’ në këndvështrimin tuaj si do ta gjykonit?
Tellavaja si të gjithë zhanret e tjerë dhe ajo ka vlerat e veta, për deri sa sot është më e kërkuara, pavarësisht se, siç e thashë më parë, nganjëherë ngatërrohet “keku” me “byrekun”.
Keni pak ditë që publikuat video klipin tuaj më të ri “Sa me mall të kujtoj” Kujt i është kushtuar ajo dhe cila është fabula e saj dhe kush janë bashkëpunëtoret tuaj për këtë klip?
Kënga e re “Sa me mall të kujtoj” është një krijim i kompozitorit të madh nga Kosova Fatos Canolli, të cilin e falënderoj shumë për punën e mrekullueshme që ka bërë. Po gjthashtu për zotin Rifat Maxhuni, autorin e tekstit kam një falenderim të veçantë. Temën e këngës, thjesht e kam porositur si gjithë këngët tjera dhe nuk kam ndonjë lidhje, është autori ë ka shpalos dhuntinë dhe talentin e tij, asgjë më tepër.

Ju kini dhe vajzë, Enxhin tuaj, e cila studion për violinë, a e shikon Dhurata atë si një violiniste të njohur në të ardhmen?
Po kam vajzën që studion për violiniste në liceun artistik “Jordan Misja”. Është në klasën e 6-të dhe si figurante e kam marrë në kripet që kam realizuar, madje ky është i treti klip për vajzën time. Ajo ka insistuar gjithmonë duke ma kërkuar: “Mami dua dhe unë të jem pjesë e klipeve tua!”. Ajo ka një dëshirë shumë të madhe dhe është super e talentuar, prandaj më vjen keq t’ia ndërpres vrullin në këtë drejtim. Edhe pse dëshira për të studjuar violinë ishte e imja që ta shtyja në rrugën e artit Enxhin e shikoj si një artiste të madhe në skenë në të ardhmen. Në fakt, kur isha e vogël kisha dëshirë të vazhdoja shkollën e muzikës, por nuk ishte mundësia, sepse ishim larg dhe nuk arrihej dot shkollimi im muzikor dhe nga pengu që më kishte mbetur vendosa t’ia injektoja vajzës.

Dhe së fundmi si dëshiron dhura ta mbyllim ktë intervistë? 
Faleminderit ty e mrekullueshmja Era që na realizon këto intervista të bukura! Faleminderit të gjithë adhuruesve të mi!

Era Çela


Sigal