Denada Zeqiri: Më pëlqen shumë bota e ekranit, synoj drejt tij

1189
Sigal

Intervista : Flet balerina & modelja shqiptare, Denada Zeqiri:  Meshkujt që më njohin më duan shumë

Është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë dhuratë të natyrës. Po flasim pikërisht për Denadën, 19 vjeçaren nga Tirana, e cila së fundmi po lakohet shumë në media. Fillimisht ka qenë e njohur si balerinë, më pas si modele dhe së fundmi edhe si figurante në klipin e Silva Dollapit. Për të gjithë ju, që doni të dini me shumë rreth Balerinës super seksi Denada, lexoni intervistën e mëposhtme.

 -Përshëndetje Denada, cili ishte komplimenti i parë që more sot, pasi u zgjove?

 Nga kush? Nga motra ime, e cila është edhe si një shoqe për mua, e cila teksa po shikonte klipin, ku kam dalë unë së fundmi më tha: Të vdes unë për ty që të kam yll :))

 -Natyra të ka falur forma perfekte, a ushtroni palestër?

Është gjithçka gjenetike & dhuratë nga zoti.

-Të kemi parë në një performancë mbresëlënëse në klipin e Silva Dollapit… Si u gjende aty?

Po, është e vërtetë, me Silvën njihem prej kohësh dhe së fundmi u shfaqa edhe në klipin e saj. Ajo më ftoi për të qenë unë protagonistja dhe sigurisht që, pranova.

 Thua të ketë patur nga ata djem që, pasi të kanë parë ty, mund të jenë penduar që janë fejuar?

(Qesh)… po pse jo .

 -Ka vajza që do bënin çdo gjë për të qenë pjesë e ekranit. Je edhe ti njëra ndër to?

 Patjetër që Po. Më pëlqen shumë bota e TV-së dhe e spektaklit .

 -Përtej baletit e pasarelave me çfarë merresh në jetën e përditshme?

Një vend mjaft të rëndësishëm zënë edhe studimet e mia. Aktualisht, vazhdoj studimet e larta për Marrëdhënie Ndërkombëtare .

-Stilisti & Fotografi më i mirë shqiptar, sipas jush ?

Janë të shumtë, por do të veçoj këtu Joni Peçin & fotografin e mirënjohur Sonny.

 Pjata juaj e preferuar, cila është ?

Supa me perime & prodhimet e detit

-Cili është idhulli juaj në botën e TV & Spektaklit ?

Do të veçoja këtu Arjan Çanin, i cili është një mashkull i vërtetë.

 Lexoni në kohën e lirë?

Librin s’e heq kurrë nga dora.

Të mërzisin thashethemet?

Tani jo, në fillim po.

-Kur ndiheni keq?

Kur më mashtrojnë.

-Jeni supersticioze?

Besoj më shumë në punë dhe në dituri.

Bezdisesh nga çunat?

Jo, aspak, ndaj janë çuna.

 Mbani regjim?

Edhe mbaj, nuk preferoj shumë brumërat.

Të pëlqen shoqëria me çunat?

Sigurisht. Femrat nuk bëjnë dot pa çunat dhe anasjelltas.

 I kushtoni kohë lukut?

Po, i kushtoj, por nuk e teproj. Një femër duhet të respektojë veten.

 Cila është fjala më e përdorshme?

Të kam xhan! Thuaje fjalën e mirë se s’u bë kiameti.

 Ç’bëni kur mërziteni?

Dal vetëm në ajër të pastër

 Je e dashuruar?

Jo. Po dashurova dashuroj me shpirt.

 Të pëlqejnë poezitë?

Sidomos ato për dashurinë.

 Keni shumë tatuazhe, pse?

I kam hobi, sikur kam lule në trup.

Ku i bëni pushimet?

Në det. Nxirja nga dielli më pëlqen shumë.

Në plazh si vepron ndaj ngacmimeve?

Qesh dhe iki para (aha).

Cili sport të pëlqen?

Futbolli dhe patinazhi.

 Ngjyra e preferuar në veshje?

Sipas stinës, nuk është stavile.

Je xheloze?

Aq sa duhet. Sa për kripë.

 -Dhe së fundmi, doni të shtoni diçka tjetër ?

Një falënderim special për familjen time, e cila më ka përkrahur e mbështetur në gjithçka, gjithashtu, edhe për miken time më të mirë, parukieren Merita.