Lionel Mesi ka një pasuri prej 133 milionë eurosh, ndërsa Kristiano Ronaldo 129 milionë euro
Ylli anglez i Paris Sën Zhermenit, Dejvid Bekham, është futbollisti me i pasur në botë, me një vlerë totale prej 175 milionë sterlina (e barabartë me më shumë se 200 milionë euro), duke lënë pas Lionel Mesin me 115.5 milionë sterlina (rreth 133 milionë euro) dhe Kristiano Ronaldon me 112 milionë sterlina (rreth 129 milionë euro). Lista e futbollistëve më të pasur është hartuar nga portali i njohur amerikan Goal.com. Bekahm ka më shumë se 59.5 milionë sterlina në “thesin” e tij sesa argjentinasi i Barcelonës, Lionel Mesi, katër herë fitues i “Topit të artë”. Braziliani Kaka ndodhet në vendin e katërt me 66.5 milionë sterlina, ndërkohë që Ronaldinjo renditet i pesti me 63 milionë sterlina. Vlera e pasurisë së lojtarëve është llogaritur në bazë të rrogës, kontratave me sponsorit, si dhe asetet apo bizneset që ata zotërojnë. Bekham, i cili nënshkroi një kontratë pesëmujore me Paris Sën Zhermenin nuk do të marrë asnjë “qindarkë”, pasi e gjitha rroga e tij do të jepet për bamirësi. Futbollistët e mëdhenj nuk shihen më thjesht si, lojtarë që zbresin në tapetin jeshil, por dhe si burime të pastra fitimi nga bizneset. Dejvdi Bekham, 37 vjeç, fitoi rreth 20 milionë sterlina nga aktivitet e tij tregtare në vitin 2012, ku spikasin fitimet nga sponsorët e njohur si “Adidas”, “H&M”, “Diet Pepsi”, etj. Përfshirja e tij në Lojërat Olimpike “Londër 2012” zgjoi edhe interesimin e kompanive të tilla si: “Samsung” dhe “Sainsbury”. Bekham fiton gati 13.3 milionë sterlina në vit nga shitja e imazhit të tij, përmes kompanive që ai ka krijuar: “Beckham Brand Ltd” dhe “Beckham Ventures Ltd.”. Bekam përfiton 7 milionë sterlina në vit nga “Adidas”. Së fundi, ai është zgjedhur si ambasadori i parë global i futbollit kinez.
50 FUTBOLLISTËT MË TË PASUR
1. David Bekham (PSG) 175.0 mln
2. Lionel Mesi (Barcelona) 115.5 mln
3. Kristiano Ronaldo (Real Madrid) 112.0 mln
4. Kaka (Real Madrid) 66.5 mln
5. Ronaldinjo (Atletiko Mineiro) 63.0 mln
6. Samuel Eto’o (Anzhi Makhachkala) 52.0 mln
7. Uejni Runi (Mançester Junaitid) 50.0 mln
8. Zlatan Ibrahimoviç (PSG) 47.0 mln
9. Rivaldo (Sao Caetano) 45.5 mln
10. Rio Ferdinand (Mançester Junaitid)42.0 mln
11. Thieri Henri (Nju Jork Red Bulls) 41.0 mln
12. Michael Ouen (Stoke Siti) 40.5 mln
13. Raul (Al Sad) 38.0 mln
14. David Vija (Barcelona) 37.0 mln
15. Robi Kin (LA Galaxy) 35.5 mln
16. Rajan Gigs (Mançester Junaitid) 34.5 mln
17. Frank Lampard (Çelsi) 33.0 mln
18. Robie Fouler (pa ekip) 32.5 mln
19. Stivën Xherard (Liverpul) 32.0 mln
20. Robinjo (Santos) 31.0 mln
21. Iker Kazijas (Real Madrid) 30.0 mln
22. Frank Riberi (Bajern Munih) 29.0 mln
23. Xhon Teri (Çelsi) 27.5 mln
24. Didier Drogba (Galatasaraj) 25.5 mln
25. Fernando Torres (Çelsi) 25.0 mln
26. Ueslei Shneijder (Galatasaraj) 22.0 mln
27. Nicolas Anelka (Juventus) 21.5 mln
28. Alesandro Del Piero (Sydnej) 21.0 mln
29. Miroslav Klose (Lazio) 20.5 mln
30. Filip Lahm (Bajern Munih) 20.5 mln
31. Françesko Toti (Roma) 20.5 mln
32. Petr Cech (Çelsi) 20.0 mln
33. Neymar (Santos) 20.0 mln
34. Arjen Robben (Bajern Munih) 20.0 mln
35. B. Shvajnshtajger (Bajern Munih) 20.0 mln
36. Xho Kol (Uest Hem) 19.5 mln
37. Andrea Pirlo (Juventus) 19.5 mln
38. Pol Skols (Mançester Junaitid) 19.0 mln
39. Damien Daf (Fulham) 18.5 mln
40. Park Ji-Sung (QPR) 18.0 mln
41. Daniele De Rosi (Roma) 18.0 mln
42. Klarens Sedorf (Botafogo) 18.0 mln
43. David Trezege (River Plate) 17.5 mln
44. Çavi (Barcelona) 17.5 mln
45. Gianluigi Buffon (Juventus) 17.0 mln
46. Eshli Kol (Çelsi) 17.0 mln
47. Shunsuke Nakamura (Yokohama) 17.0 mln
48. Majkëll Esien (Real Madrid) 16.5 mln
49. Jaja Ture (Mançster Siti) 16.5 mln
50. Alesandro Nesta (Montreal Impakt) 16.0 mln
* Vlerat në sterlina angleze
150 mijë
Është numri i bluzave me emrin e Bekhamit që, PSG-ja parashikon të shesë deri në fund të sezonit.
3.4 milionë
Është rroga pesëmujore e anglezit te klubi francez, por paratë do të shkojnë për bamirësi për fëmijët.