Antibiotikët e Neandertalit

577
Edhe njerëzit e Neandertalit përdornin antibiotikë dhe aspirina, ose të ngjashme me to. Ishin një përzierje bimësh të cilave ia njihnin mirë vetitë shëruese. Gjurmët e tyre kanë mbetur të bllokuara mes gurzave të dhëmbëve, së bashku me dëshmi të tjera të dietës së tyre.

Këtë e ka nxjerrë në pah një studim i universitetit Australian të Adelaides që është publikuar në revistën Nature.

Njerëzit e Neandertalit kishin një njohje të vërtetë të mjedisit që i rrethonte. Kjo u lejonte atyre të kishin një dietë të pasur dhe të larmishme, që përmbante mishin dhe perimet, por edhe të përzgjidhnin e të përdornin bimë me veti shëruese.

Për të kuptuar më mirë dietën e njerëzve të Neandertalit, grupi i kërkimit i drejtuar nga Laura Weyrich ka analizuar gurëzat e dhëmbëve të pesë individëve, që kanë jetuar në vende të ndryshme të Europës.

Rezultatet më interesante kanë dalë nga mbetjet e gjetura në El Sidron në Spanjë. Duke analizuar mbetjet e ushqimeve të bllokuara mes dhëmbëve kërkuesit kanë arritur të zbulojnë edhe sëmundjet nga të cilat këta individë vuanin gjatë jetës.

Studiuesit kanë gjetur gjurmë të mikrorganizmave që kanë shkaktuar infeksione në stomak. Pastaj, në nofull, një lungë e fortë kishte lënë një plagë.

Gjurmë të substancave të tjera të gjetura, gjithnjë në gurëzat e dhëmbëve, treguan se njerëzit e Neandertalit shëroheshin me plep, një pushues dhimbjesh i natyral, dhe myk Peniciliumi, prodhues antibiotiku nga i cili marrin emrin penicilinat.

Një studim i mëparshëm, i bërë në El Sidron, kishte treguar qartësisht se njerëzit e Neandertalit njihnin vetitë shëruese dhe ushqyese të disa bimëve, meqë janë gjetur gjurmë molekulash të kamomilit dhe akilesë njëmijëgjethëshe, që me shumë mundësi janë marrë për të tretur ushqimet e rënda.
Sigal