Dashuri e përjetshme! Çifti Obama urojnë kështu njëri-tjetrin

510
Ata janë bashkëshortët perfekt!
Barack dhe Michele Obama po vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre, por kanë gjetur kohë për t’i dërguar publikisht mesazhe të ëmbla njëri-tjetrit për “Shën Valentin”. 
Pasi Obama i la postin Donald Trump, u largua për në ishujt “Virgin” me bashkëshorten e tij dhe duket sikur po shijojnë diellin në ditën e të dashuruarve. U desh pikërisht kjo ditë, që ata të rikthehen në rrjetet sociale, ku kanë postuar urimet në Twitter.
“Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime dhe shoku im më i mirë në ishull”, shkroi Michele në një foto të këmbëve të tyre në rërë.
Sigal