Cristiano Ronaldo promovon filmin e tij në Londër

198
Cristiano Ronaldo u rikthye në Angli, por kësaj radhe jo si futbollist, por u ritakua me ish-trajnerin e tij Alex Ferguson, në tapetin e kuq të premrierës së dokumentarit të tij “Ronaldo”.

3 herë fituesi i Topit të Artë i ftoi të gjithë të ishin të pranishëm në këtë event të rëndësishëm për të. Doku-filmi flet për jetën e yllit të Real Madrid, si nga një djalë i varfër i rrugëve të Portugalisë arriti të “pushtonte” botën me aftësitë e tij në futboll. Në promovimin e filmit morën pjesë shumë njerëz të botës së futbollit, si Jose Mourinho, Gary Neville, Alex Ferguson, Radamel Falcao etj.