Si të ushqehemi dhe kurohemi me gështenjën

622
Në një studim shkencor të specialistit të pyjeve, veçanërisht të gështenjës, Shpend Nikoci, evidentohen në mënyrë të detajuar vlerat e rralla që mbart fruti i gështenjës, si në aspektin ushqimor ashtu edhe në atë kurativ. Nëpërmjet këtij studimi informohemi se si mund të ushqehemi në shumë mënyra me gështenjën por dhe si mund të kurohemi nga shumë sëmundje, në mënyrë krejtësisht naturale.

Vlerat ekonomike, ushqimore dhe shëndetsore të frutit të gështenjes
Fruti i gështenjës, krahasuar me frutat e pemve të tjera, ka disa vlera ushqimore dhe shëndetësore më të veçanta. Ai i është i pasur në sheqer, fibra, niseshte, vitamina, elementë gjurmë, yndyrë, proteina, minerale dhe kalori në sasi të madhe. Ky frut është një nga burimet kryesore për ushqim, sa që krahasohet me drithin orizin dhe grurin . Ka sasi të lartë të mineraleve, sidomos kalium ,fosfor, squfur, magnez, klor, kalcium, hekur, sodium dhe vitamina C, B1, B2, PP. Fruti i gështenjës zotëron energji, minerale për muskujt , është antiseptik dhe anti-anemik. Është shumë efektiv për rastet kur ka dobësi të përgjithshme fizike dhe reabiliton lodhjen intelektuale. Është efektive për njerëzit që vuajnë nga anemia, për të moshuarit, për fëmijët , kuron venat me variçe dhe hemorroide dhe gjithashtu lufton reumatizmën kronike dhe plakjen e lëkurës. Dhe kjo nuk është rastësi që natyra na ka dhënë ushqimin e saktë dhe në momentet kur ne kemi nevojë . Në trevat ku gështenja rritet, vlersohet si dhurata më e çmuar e natyrës, sepse ata mund të ushqehen me të gjatë vjeshtës dhe dimrit të ftohtë,me ushqimin që ka sheqerin , kripën dhe çdo element tjetër në sasinë e duhur . Pema e gështenjës është një pemë në gjendje për të përmbushur dëshirën në rritje për fruta natyrale dhe që nuk kërkon përdorimin e pesticideve dhe përmbushë normat e pemtarisë organike.

Vlera shëndetsore dhe kurative të frutit të gështenjës
Fruti i gështenjës është i tretshëm dhe rekomandohet në rastet e anemisë dhe humbjes së oreksit ; për shkak të sasisë së lartë të fibrave janë funksionale dhe shumë të dobishme dhe rekomandohet për dietë pasi ky frut parandalon çrregullimet gastrointestinale duke përshpejtuar lëvizjen e substancave në zorrë. Për shkak të sasisë së lartë të karbohidrateve, kanë veti energjike dhe për këtë arsye janë shumë efektive në rastet në dobësi te përgjithshme fizike dhe lufton stresin.
Prania e acidit folik që ka fruiti i gështenjës rekomandohet edhe në rastet e shtatzënisë për shkak se parandalon fillimin e disa keqformimeve të fetusit. Duke qenë e pasur me minerale gështenjat janë veçanërisht të përshtatshme për ata që vuajnë nga lodhja kronike, për ata që duhet të rifitojë forcën e tyre pas gripit dhe për fëmijët dhe të moshuarit. Kaliumi është i dobishëm për të forcuar muskujt, fosfori në formimin e indit nervor, sulfuri është një antiseptik dhe dezinfektues, natriumi është e dobishme për tretje, magnezi në rigjenerimet nervore. Falë pranisë së vitaminës B dhe fosforit, gështenja kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit nervor dhe, në sajë të pranisë së sheqernave, mund të përbëjë një ushqim alternativ për fëmijët alergjik në kohën e ushqyerjes me qumesht.

–Mangani. Fruti i gështenjës është një burim i mirë i manganit që ndihmon për të parandaluar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Bakri, është i nevojshëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit, proteina për strukturën dhe riparimin e indeve në trup .
Fosfori është mineral i dytë më i pasur në trup pas kalciumit dhe luan një rol jetik në formimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave dhe të dhëmbëve. Përveç kësaj, fosfori përfshihet në rritjen dhe rigjenerimin e indeve .
Hekuri. Nevojat e burrit dhe gruas janë të ndryshme për hekur. Çdo qelizë në trup përmban hekur. Ky mineral është thelbësor për transportimin e oksigjenit dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri gjithashtu luan një rol në prodhimin e qelizave të reja të hormoneve dhe neurotracione. Hekuri i përfituar nga ushqimet bimore është i favorizuar kur përdoret me disa ushqime të pasura me vitaminë C.
Vitamina B1 është e nevojshme për prodhimin e energjisë kryesisht nga karbohidratet . Ajo gjithashtu merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore dhe nxit rritjen normale. –
Gështenja është një burim i vitaminës C. Roli i vitaminës C në trup shkon përtej vetisë së saj antioxidant; ajo gjithashtu kontribuon në eshtra, kërc, dhëmbë dhe mishrat e dhëmbve . Përveç kësaj, ajo mbron nga infeksionet, dhe bën thithjen e hekurit nga bimët dhe përshpejton shërimin.
Mielli i gështenjës – Pavarësisht se ka përdorim të kufizuar, mielli i gështenjës është përbërësi bazë për përgatitjen e specialiteteve të ndryshme, si ëmbëlsira ,çokollata makarona dhe pasta të ndryshme. Fruti i pemës gështenjë ende mban një vlerë të pazëvendësueshme ushqimore dhe shëndetsore. Mielli i gështenjës është i njohur edhe si mielli më i ëmbël ndër miellrat që përdoren . Ai ka sasi të lartë kalorie. Duke pasur parasysh vlerën e lartë ushqyese që ka gështenja dhe produktet e sajë , ky fryt njihej si “bukë e të varfërve.” Mieli i gështenjës është një burim i mineraleve, duke përfshirë, magnez, squfurin , kaliumin , hekur, kalcium dhe vitamina B1, B2, C dhe PP.
Në mënyrë që të marrë një produkt pluhur, përpunimi i gështenjave është shumë i thjeshtë, megjithatë, hapat e ndryshëm që të çojnë në krijimin e produktit të përfunduar duhet të kryhet me shumë kujdes. – Pas tharjes së frutave që zgjatë 20 ditë, zakonisht, gështenjat i nënshtrohen një shtypje – për të pastruar lëvoren e frutit . Hapi i fundit është bluarja : gështenjat hidhen në një mulli të veçantë – vetëm për gështenja ose në mulli të zakonshëm me ujë dhe pastaj nga bluarja rezulton mielli i gështenjës në forëm pluhuri me ngjyrë të bardhë . Në këtë mënyrë, është e mundur për të marrë një miell homogjen nga fruti i gështenjës.

Aktualisht, mielli i gështenjës i kualitetit të mirë , ka një çmim të lartë , pasi edhe vlera e tijë është e lartë. Shija e miellit të gështenjës është karakteristike dhe e ëmbël ngjyra duhet të jetë e bardhë . Kuriozitet është përdorimi i miellit të gështenjës për prodhimin e makaronave të freskëta: në përgjithësi, mielli i gështenjës përzihet me miell gruri , vezë dhe ujë. Ndryshe nga miellrat e tjera të marra nga fruta e thata, mielli i gështenjës ka një përmbajtje shumë të ulët yndyrë. Në këtë drejtim, disa dietologë rekomandojnë përdorimin e miellit të gështenjës gjërësisht në ushqimin e njeriut . – Ky produkt është përdorur gjërësisht për gatimin e bukës, në disa raste i diktuar nga mungesa e drithërave, por zakonisht edhe nga dëshira për të shijuar një bukë karakteristike dhe të ëmbël. Ka disa dallime të dukshme mes miellit të gështenjës dhe orizit. Gështenja përmban karbohidrate, 30 g/lugë gjelle, 9 herë më shumë vitaminë E dhe antioxidant se mielli i orizit , dhe magnez dy herë më shumë se orizi.
-Gjethet e gështenjes dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjeksor. Çaji i pregatitur nga gjethet e thara si dhe lëvoret, shërbejnë për kurimin e kollës së mirë , për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, të reunatizmës , çdo forme të dizenterisë edhe në rastet me hemorragji. Ato kanë veti tonike dhe japin rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër djaresë.
Ndikon edhe për uljen e temperaturës. – Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të . Gjethet mund të përdoren për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi lëngu u zier i gjetheve mbron muret e venave, ulë dhe zbutë pezmatimin e venave , hemorroideve , ulçerave , parandalon trombozën gjatë lindjes dhe më pas, trombozën kirurgjikale te membranave qendrore të syve, me çrregullime të ndryshme të qarkullimit periferik te gjakut – ndryshimet sklerotike vaskulare në këmbë, reumatizmin , sëmundjet e fshikëzës tëmthit dhe si një hemostatik në hemorragjnë e mitrës.
Zierja e disa gjetheve të thara të vjela në muajn korrik dhe të ruajtura nga pluhuri dhe lagështia të paketuara mundësisht me letër për 20 deri 30 min, formon një çaj , i cili ka efekte kuruese për sëmundjet e sipër përmëndura si dhe të tjera , siç janë: përdorimi i bronkiti, kolla e mirë, astma dhe dhimbja e rrugëve të frymëmarrjes. Merret 2 deri 3 herë një ditë pas ngrënies nga një gotë çaj , për 3 javë.
Kur përdoret për inflamacionin e venave të gjymtyrëve përdoret nga 7 deri në 8 javë, por kurrë më shumë se 12 javë. Ndërsa për hemorroide përdoret deri 4 javë. Mjekësia tradicionale popullore ka më shumë se një shekull që e aplikon përdorimin e suksesshëm të çajit të gështenjës.
Efektet anësore: Dëmtimet anësore nga përdorimi i këtij çaji , janë të panjohura, nuk ka rrezik nga përdorimi i tij .

Mjalti i gështenjës, vlerat dhe dobia
Mjalti i gështenjës është një produkt mjaft specifik . Ai është bërë shumë popullor dhe me preferencë parësore ndër llojet e tjera të mjaltit. Mjalti i gështenjës ka ngjyrë kafe të errët, si në gjendje të lëngshme dhe në formë të kristalizuar. Ajo është e mirë për ata që nuk e pëlqejnë shumë ëmbëlzimin për shkak të shijes të hidhur dhe të fortë. Është e mahnitshme për aromatizues për kategorite e ëmbëlsirave që kërkojnë pjekje. Mjalti i gështenjës ka karakteristikat dalluese te mëposhtme: Së pari, ky lloj mjaltit ka tendencë të dobët për tu kristalizuar. Ajo kristalizohet ngadalë. Mund të mbetet e pa kristalizuar në dimër dhe në pranverë kthehet në një masë ngjyrë kafe të errët. Kur temperatura e ajrit është 19-22 gradë, ajo mbetet likuid. Së dyti, përbërja e tij është jashtëzakonisht e pasur. Ai përmban një numër të madh të kripërave të mangan, bakër, hekur, fruktoza dhe vitamina të grupeve të ndryshme. Përmbajtja e saharozës në këtë mjaltë është shumë më e lartë në llojet e tjera të mjaltit . – Së treti, mjalti i gështenjës karakterizohet nga shënuesit e mëposhtme: acetofenon, duke i dhënë aromën e mimozës . Lagështia e mjaltit varion midis 16 dhe 17.5%.

Kostoja është relativisht e lartë e këtij lloji të mjaltit për shkak të sasisë së ulët të prodhimit . Italia importon mjaltë gështenjë në shumë vende. 10 vjet më parë në anën tjetër të Atlantikut, ishte e pamundur për ta gjetur atë, dhe tani ajo është në dispozicion në një gamë të gjerë të dyqaneve të specializuara për shitjen e mjaltit. E pasur me minerale dhe hekur, vitamina B dhe C, mjalti I gështenjës ndihmon të ngjirurit e zërit, kollë, bronkit, dhimbje fyti, dhe ftohjet. -Nga të gjitha varietetet e mjaltit, ai ka antimikrobial më të theksuar, vetitë antibacterial dhe antiseptik dhe për këtë arsye e ushtron efektin shërues ,jo vetëm brenda organizmit por edhe jashtë në trajtimin e plagëve, ulçerave dhe dhimbjeve të fytit.
Në lashtësi është përdorur me efektivitet për mjekimin e plagëve. Ky mjaltë është veçanërisht i dobishëm për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe rekomandohet për sëmundjet kardiovaskulare. Është përdorur në trajtimin e variçeve e venave , si rregullator arterial dhe qarkullimin venoz duke forcuar kapilarët. Mjalti i gështenjës është i dobishëm për traktin gastrointestinal, pasi nuk irriton mukozën gastrointestinale dhe absorbohet nga trupi lehtë dhe shpejt dhe ka një aciditet të ulët. Ai është përdorur në trajtimin e ulçerat e stomakut dhe të zorrëve pa kirurgji.
Sigal