Biftek me spec të kuq djegës

547
Recetë për dashamirësit e mishit të kuq. Një pjatë kalorike dhe me shije të veçantë.
Përbërësit:
▪ 700 gr biftek pa dhjamë
▪ 2 lugë vaj ulliri
▪ 2 lugë lëng limoni
▪ lëkura e grirë e 1/2 limoni
▪ 1 lugë salcë soje
▪ 1 lugë sheqer integral
▪ 1 thelbi hudhër e grirë
Salca me spec të kuq: 
▪ spec i kuq
▪ 1/4 filxhan kos
▪ 1 thelbi hudhër e grirë
▪ lëkura e grirë e 1/2 limoni
▪ pak salcë pikante
▪ kripë, piper dhe erëza për dekorim
Përgatitja:
Fillimisht bashkojmë në një enë me kapak vajin, lëngun e limonit, lëkurën, salcën e sojës, sheqerin dhe hudhrën.
Shtojmë biftekun duke e lyer nga të dyja anët. Më pas e mbyllim enën me kapak dhe e lëmë në frigorifer për rreth 2 orë.
Ngrohim skarën. Për të përgatitur salcën, pjekim në skarë specin e kuq nga të gjitha anët. E vendosim në një enë me kapak për 10 minuta që të ftohet.
I heqim lëkurën dhe e presim në shirita. Hedhim specin, kosin, hudhrën dhe lëkurën e limonit në një mikser dhe i përziejmë. Shtojmë më pas salcën pikante, kripën dhe piperin.
Heqim biftekun nga marinada dhe e thajmë. E pjekim në skarë, duke e kontrolluar herë pas here.
Për ta servirur biftekun e shoqërojmë me salcën e përgatitur.
Sigal