Belen Rodriguez: Po ndahem nga Stefano De Martino

498
“Po ndahem nga burri im Stefano De Martino”. Kjo është bërë e ditur nga avokati i Belen Rodriguez për agjencinë ANSA, disa ditë para Krishtlindjeve. “Natyrisht që do të mbeten të pandryshuar respekti dhe dashuria e ndërsjellë për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme për hir të fëmijëve”, sqaron ai.
Mirëpo, nuk janë dhënë detaje dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me këtë ndarje. Prej javësh showgirl nuk ka qenë pranë të shoqit dhe zërat e ngritur disa muaj më parë për këtë krizë, janë përgënjeshtruar nga njerëzit e afërm, por nuk janë shuar kurrë.
Tani erdhi koha e së vërtetës. Një e vërtetë shokuese, por ende nuk dihet se cilat janë arsyen e një vendimi kaq dhe të rëndësishëm dhe gjithçka është e paqartë.
Sigal