Bashkitë “bëhen qeveri më vete” me buxhet, hua, shpenzime e investime të pavarura nga qeveria

740
Përparim HALILI
Pas dështimit të centralizimit të veprimtarisë së pushtetit lokal edhe me ndarjen e re administrative, shteti u tërhoq
Kompetencat e vetme të bashkive ishin punësimi i administratës, komandimi i kryepleqve, ndarja e certifikatave, spiunllëqet në polici për hajdutët e lagjeve, planifikimi i lejeve vjetore të punonjësve, dorëzimi i projekteve në qeveri, zhvillimi i ndonjë tenderi për blerje dru zjarri, karburanti, fshesash dhe legenësh për shkollat, kopshtet e çerdhet dhe kompetenca e kryetarit të bashkisë, për të mbajtur vetëm çelësin e veturës dhe të… WC-së!
Pas dështimit të reformës territoriale me shkrirjen e njësive vendore dhe kthimin e tyre në 61 “pashallëqe”, si dhe pasi konstatoi se nuk mund të përballonte dot nevojat komunitare me politikë decentralizuese të qeverisjes lokale, Këshilli i Ministrave “u dorëzua” duke hequr dorë prej komandimit të bashkive me fonde dhe programe zhvillimi. Organizimi territorial, krijoi “kultin” e baskive të mëdha tip “principatash”, me aktivitet dhe sundim vetëm në zyrat e tyre në qendrat e qyteteve dhe qytezave kryesore, madje edhe në dy zona me popullsi 100% minoritare, si Bashkia e Pustecit në Korçë dhe e Dropullit në Gjirokastër. Bashkitë e reja nuk kanë as infrastrukturën, as financat, as burimet njerëzore për të menaxhuar gjithë problematikën e banorëve të zonave që administrojnë. Nisur prej këtij realiteti të dështuar, “Rilindja” vendosi ta heq kontrollin mbi bashkitë, duke u dhënë të drejtën të vetëqeverisen realisht, mbasi deri tani e vetmja kompetencë që kishin ishin punësimi i administratës, komandimi i kryepleqve, ndarja e certifikatave, spiunllëqet në polici për hajdutët e lagjeve, plani i lejeve vjetore të punonjësve të bashkive, hartimi dhe dorëzimi i projekteve investuese në qeveri sipas ministrive përkatëse, zhvillimi i ndonjë tenderi për blerje dru zjarri, karburanti, fshesash e legenësh për shkollat, kopshtet e çerdhet dhe kompetenca e kryetarit të bashkisë, për të mbajtur çelësin e veturës dhe të… WC-së së zyrave! Mirëpo, me Ligjin Nr. 68/2017 datë 27.4.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, të shpallur zyrtarisht në datën 22 maj 2017, të 61 bashkitë marrin kompetenca të plota vetëqeverisëse për problemet sociale-zhvillimore, të territoreve që ato kanë në administrim, sipas Ligjit Nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. E ndërsa zbatimi i këtij ligji nuk e përmbushi dot qëllimin e tij për qeverisje vendore tip “Guverna” me 61 bashki, me 12 prefektura e 12 qarqe, Këshilli ministrave ka vendosur të eksperimentojë Ligjin Nr. 68/2017 datë 27.4.2017, sipas të cilit jep bashkive, autonomi të plotë për menaxhimin e fondeve që jep shteti, për të ardhurat që sigurojnë nga pasuritë dhe taksat vendore, por edhe për të marrë kredi në banka e burime të tjera të ligjshme e po kështu, për programimin a pavarur të projekteve investuese, të ndarjes së financave nëpër njësi e shërbime vendore dhe të pavarësisë së kryerjes së shpenzimeve! Ky ligj, siguron mënyrën e financimit të njësive të vetëqeverisjes vendore, në përputhje me parimet e autonomisë vendore, të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë, në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe në ligjin për vetëqeverisjen vendore. Sipas ligjit, bashkitë që deri para miratimit të këtij, “lypnin” në qeveri edhe qindarka për blerje bravash, lapsash e letre, tashmë kanë të drejtë të sigurojnë burimet e nevojshme financiare, për të përmbushur me vetëvendosje, financimin e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre. Me këtë ligj, që ka hyr në fuqi më 22 Maj 2017, ditën e publikimit në “Fletore Zyrtare” nr. 113, të 61 bashkitë e Shqipërisë, bëhen “qeveri më vete” me buxhet, të drejtë marrje borxhesh, planifikim shpenzimesh, investime të pavarura nga qeveria e shumë kompetenca të tjera 
Sigal