Azilkërkuesja shqiptare lind katërnjakë në Gjermani

485
Një azilkërkuese shqiptare në Gjermani ka sjellë në jetë katërnjake. Mediat gjermane raportojnë se gruaja solli në jetë tre vajza dhe një djalë përmes ndërhyrjes cezariane. Lindja u bë në Spitalin Universitar në Jena dhe gruaja ishte ne javën e 32¬-të të shtatzënisë. Fëmijët mbahen nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë nevojë për marrjen e një medikamenti, që stabilizon mushkëritë. Mediat shkruajnë se prindërit kishin ardhur në Gjermani në muajin korrik.
Sigal