Astrit Beluli: Piktura klasike është në rivalitet me abstraksionisten

876

Intervista/ Flet piktori Astrit Beluli: Të pikturosh do të thotë të përcjelëlsh art dhe njdnejë

-Piktura klasike është në rivalitet me atë abstraksioniste. Por klasikja mbetet vezulluse

Albert  Z. Zholi

Pas ekspozitës së fundit e cila u mirëprit nga kritika, Astriti po përgatitet për një ekspozitë edhe më të madhe. Ai mbetet një piktor që gjithmonë është i lidhur me natyrën, të bukurën dhe të veçantat e krahinës së tij. Para disa kohësh hapi ekspozitën e tij e katërt individuale dhe e para në Tiranë ku ai përcolli një art të veçantë dhe plot ndjenjë. Në ekspozitën  në Muzeun Kombëtar të titulluar “Labëria ime” z. Beluli kishte 60 piktura në katër gjini, peizazh, natyrë e qetë, portret dhe kompozim. Peizazhet zënë pjesën kryesore të kësaj ekspozite.

–          Të shkoje në shkollë të pikturës në sistemin komunist ishte e vështirë. Kur e filluat dhe si e kujtoni shkollën? Kur e keni mbaruar shkollën për pikturë?

Në shkollë shkova me konkurrim. Konkurrimi atë kohë nuk njihte miqësi. E kam mbaruar në vitin 1976 në Tiranë,pastaj fillova punë në Tepelenë, kalova si mësues vizatimi në shkollën tetëvjeçare “Avni Rustemi”. Pastaj kam punuar në të gjithë rrethin e Tepelenës si në Memaliaj 12 vjet, Hormovë, Qesarat, Kras, Sinanaj,  4 vjet, Gusmar, pastaj Memaliaj pastaj përsëri në Tepelenë deri në vitin 1998. Më vonë ika në Greqi me gjithë familjen, pastaj u kthyem në Tiranë.

-Në Greqi a je marrë me pikturë?

Realisht atje nuk jam marrë shumë me pikturë, kam bërë portrete, peizazhe me porosi. Më vonë u kthyem në Tiranë sepse ishte vendi më i mirë për të jetuar dhe kishte më shumë mundësi pune..

-Kush ishin mësuesit tuaj që ju kanë nxitur dhe ju përkrahur për pikturën?

-Zanafilla e  e emocionit ka qenë që në shkollën tetëvjeçare kur në klasë të 5 kam pasur një profesor që kishte mbaruar liceun për skulpturë, quhej Xhelal Lushaj. Një ditë pushimi të gjatë kur nxënësit dilnin në oborrin e shkollës jashtë, ai kishte marrë një gur  atje me një daltë dhe me një çekiç dhe po ndërtonte një figurë. Ne si kureshtar shkuam dhe po shikonim me vëmendje dhe ai arriti të ndërtojë portretin e Skënderbeut dhe e realizoi në një mënyrë që lexohej. Portreti ishe 80 me 60 mbi një gur masiv. Ai punoi gati 3-4 ditë dhe kur e mbaroi  ne shkonim atje ta ruanim që mos ta prishte njeri. Kjo ishte nxitja që unë fillova këtë rrugë për artin figurativ. Në atë  periudhë ne laheshim nga lumi, në lum kishte dhe argjilë dhe ne atje lyheshim me të. Argjila më ngacmoi. Një ditë mblodha argjilë dhe  ndërtova një bust të Selam Musait. Ne e kishim bustin e Selam Musait në dalje të Tepelenës në rrugën e Vlorës. Shokët e mi e morën në tezgë dhe e çuan para pallatit tek shkolla. Vinin të gjithë e shikonin. Unë nuk e dija se kjo duhej të  mbrohej dhe duhej të mbulohej me një leckë të lagur që të ruhej nga vapa. Skulptura u ça dhe të gjithë të lagjes u mërzitën. U  detyrova të gjeja allci, afërsisht një thes dhe e përziem me gëlqere. Me këtë përzierje me një thikë  e ndërtova dhe bëra përsëri Selam Musain të cilin më pas e lyem me një bojë vaji dhe e mbajtëm te lagjja.  Mbasi mbarova shkollën më aktivizuan tek lidhja e shkrimtarëve  dega e Tepelenës. Kam marrë pjesë në çdo aktivitet të tyre dhe në fund hapa një ekspozitë me 36 punime rreth vitit 1982  në Tepelenë ku kisha peizazhe dhe portrete. Atë kohë kam marrë  disa çmime të dyta për portrete dhe  u shitën afro 17 piktura dhe të tjera u shitën nëpër ndërmarrje dhe institucione. Në vitin 1997 shumë u  dogjën, u vodhën dhe u prishën.

-Kur keni marrë çmim dhe si?

Në vitin 1989 në Tepelenë u hap një  ekspozitë ku unë kisha bërë një portret lab tipik midis pikturave të tjera dhe  mora çmimin e parë. Atëherë ka qenë Gramoz Ruçi, Sekretar i Parë në Tepelenë. Ka qenë dhe një sekretar tjetër që ishte nga Saranda erdhi në Tepelenë. Kur u hap ekspozita ata u afruan e panë dhe u kthyen prapë të  shikonin portretin, kjo ishte në fillim të ekspozitës. Një ndër kuadrot e Tepelenës,  Gurali Bardhi u  afrua dhe tha: Kush i ka bërë këto pikturat? Drejtori më prezantoi dhe ata më pyetën: Mos është  Fejzo Duka ky në portret? Po i  them  unë. Ai thotë se kur kam qenë sekretar në Sarandë  kam qenë në shtëpinë e Resbat Dukës të birit të  tij. E ke bërë origjinal më tha. Ndërsa  Gramozi Ruçi shtoi: Ky është një portret që personifikon malin e Labërisë. Është një mal që flet. Edhe shokët e mi kishin  shumë  piktura të bukura. Pastaj mbas  vitit 1990, filloi një pauzë ku unë u mora me ndërtimin e një shtëpie se  ishim shumë  fëmijë. Më vonë  vazhdova punën si mësues bëja portrete dhe peizazhe dhe kryesisht për njerëzit që i  donin. U prish dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ku me anë të saj bënim ekspozita që na stimulonin, pra u prish ritmi, organizimi. Pastaj ika në Greqi,. Mbas viteve 2010 unë jam marrë seriozisht me pikturën, kam punuar shumë mirë dhe kam hapur ekspozita  në Tepelenë dhe qytete të tjera. Kisha  shumë  dëshirë që pikturat e mia të kishin  tematikë nga Tepelena. Ndaj në gjithë  peizazhet e  mia shumë vend ze Tepelena. Kam bërë vendet ku  kemi  bredhur, ku jemi larë, në ujë të  ftohtë, te shkëmbi i  madh, luginën e Bënçes, Dragotit.

-Shikoj që më shumë je te peizazhi, portreti, dhe te kompozimi….

Kam bërë dhe piktura të kompozuara dhe një  nga pikturat e para që kam kompozuar ka qenë ajo e Polo Bezhanit. Ai ka qenë kompozimi im i parë i imi. Natyra më pëlqen shumë pasi Tepelena ka një reliev shumë të thyer, ka male, borë, lugina, kodra, fushë, livadhe, pemë të shumëllojshme lumenj, këto janë pasuri që mua më magjepsin. Përsa i përket portretit, mua më pëlqen sepse në portret shumë njerëz i përjetëson. Përjetëson vlerat e njeriut. Portretet nëse nuk do ti bëjmë atëhere ata njerëz të veçantë  do të  harrohen. Në ditët e sotme unë kam bërë shumë portrete për fëmijë, pleq e plaka, dëshmorë por edhe eprsoanlitete si Maliq Lila i cili ngriti polifoninë labe në Tepelenë. Tepelena ka nxjerrë njerëz të mirë dhe të  shkëlqyer dhe që kanë kontribuar në mënyrë të  papaguar. Tani  po bëj Zaho  Balilin, organizator në grupin e Hormovës ka  bërë rreth 11 vëllime me poezi, tekste të polifonisë labe, ka ngritur grupin e Rexhinit, të Hormovës. Me lëvizjen demografike njerëzit kanë ikur njerëzit dhe nuk ka më grup polifonik.  Grupi i Rexhinit në atë kohë këndohej në festival kënga e bilbilenjëve, ose grupi i Hormovës, “Flaka mbuloi fshatin” ku udhëheqës artistik ishte Zaho Halili dhe mori çmim të parë. Zaho ka një kontribut  shumë të madh. Gjithë ato tekstet e Zahos që i këndojnë grupet polifonike që nga lumi i Vlorës i këndojnë këngëtarët si Poni, Maja, Aurela Gaçe. Le të shërbejë kjo ekspozitë si një urim zemre për Labërinë që na dha qumështin dhe na mëkoi dashurinë për atdheun.

-Ju jeni besnik i pikturës klasike, port e abstraktja a keni hapur dritare?

Unë jam besnik I pikturës klasike, me vija, formë. Por edhe modernen e praktikoj por rrallë, me porosi.  Piktura klasike është në rivalitet me atë abstraksioniste. Por klasikja mbetet vezulluse.