Ardit Çuni: Tregu i këngës është i vështirë, të hysh do kurajë dhe imagjinatë

812
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtari dhe moderatori  Ardit Çuni: Të punosh me artistë është gjithmonë e bukur

Anila Kalleshi

 Këngëtar dhe moderator emisioni. Dy profesione të përafërta, që kanë për bazë artin, për të cilin Arditi bën çmos që të realizojë çdo gjë. Mori pjesë në “Kënga Magjike” 2013, me një këngë që ishte ndër më të bukurat, dhe pse nuk mori çmim. Me miken e tij Eltinën tashmë po moderon një emision për artin që erdhi si bashkëpunim i labelit “Sebastian Production” dhe “Albanian Screen” dhe që startoi më dt. 23 nëntor në orën 15:40.

 Të kemi parë shumë të aktivizuar këto kohe, a mund të na tregosh pak më shumë për ecurinë e karrierës tënde?

 Jam gjithmonë në lëvizje, gjithmonë për të arritur diçka ndryshe. Kjo periudhë ka qenë ndër më të ngarkuarat pasi përveç pjesëmarrjeve si këngëtar kam dhe një tjetër angazhim të rëndësishëm siç është emisioni më i ri që prezantoj bashkë me miken time Eltinën që vjen si bashkëpunim i labelit “Sebastian Production” dhe Albanian Screen dhe që startoi më dt 23 nëntor në orën 15:40. Një ndër projektet që i kam kushtuar shumë kohë ka qenë edhe trioja te “Kënga Magjike 2013” me Eltinën dhe Tirin nga ku është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

 Një rol i dyfishtë. Si është për ty të jesh përveç se një këngëtar po ashtu edhe prezantues i një emisioni muzikor që mbështet artistët (të rinj dhe të promovuar tashmë) ?

 Secili profesion, apo pasion ka specifikat e veta. Për mua kjo është një eksperiencë sa e bukur aq dhe e vështire pasi nuk është e lehte të bësh shkollën , këngën dhe emisionin në të njëjtën kohë! Gjithashtu, të punosh me artistë është gjithmonë e bukur dhe ta bëjnë më të lehtë dhe me “funny” punën. Kjo është një sfidë me veten dhe mendoj që po ja dal mbanë mjaft mirë bashkë me ndihmën e stafit organizator.

 Keni qenë edhe pjesëmarrës në Kënga Magjike 2013 me një trio, ku keni pasur si të ftuar special Tirin? Pse? Si ishte për ty dhe për kolegët e tu kjo pjesëmarrje ?

Që në fillim në studio me Eltinën menduam që të merrnim pjesë këtë vit në Kënga Magjike meqë ishte dhe 15 -vjetori por më vonë, pas një turi koncertor me “Realizo një ëndërr” duke parë vokalin e veçantë të Tirit thamë pse jo një “treshe”? Nisi dhe puna mbi këngën, ku çdo këngëtar bëri pjesën e tij të tekstit dhe të kompozimit në studion e Sebastian Production e më pas u orkestrua nga Elgit Doda. Kënga titullohet “Mos Shko” dhe flet për tre njerëz që kanë pasur një histori të ngjashme, por nuk kanë asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Për ne e rëndësishme ishte që kënga të pritej sa më mirë nga publiku dhe të jepnim më të mirën tonë. Në përgjithësi artistët thonë që na mjafton feedback-u i publikut dhe s’ka shumë rëndësi nëse marrin çmim apo jo. Mbi të gjitha vente të tilla janë të rralla.

 Po për ju si ishte ?

 Kur ke këngë të bukur pse mos të pretendosh do thosha unë? (qesh) Realisht e rëndësishme ishte që ishim me kokën lart për atë produkt që prezantuam dhe e ndjemë veten të fortë në atë garë që hymë pa marre parasysh nëse je për herë të parë apo nëse je i ri . Gara është e barabartë për të gjithë, kështu që s’ka arsye pse mos ta mendosh çmimin apo finalen! Përsa i përket feedback-ut të publikut , ai është që na bën të ecim përpara dhe të punojmë sa më fort në këtë fushë. “Kënga magjike”  për çdo vit po bëhet më i shkueshëm, më i dashur për publikun.

 Ardit për një vit ke sjellë në treg rreth 5 klipe duke përfshirë këtu dhe coverat mjaft të suksesshëm apo bashkëpunimet e ndryshme. Cilat janë planet e tua më të afërta?

 Jam munduar të punoj shumë për të hyrë në treg edhe pse këtu është shumë e vështirë. Coverat që kam bërë me Eltinën kanë qenë mjaft të suksesshme sepse sollëm një risi. Emisioni që po prezantoj gjithashtu është një frymë evropiane. Kështu që edhe planet e fundit do jenë risi për tregun dhe do mundohem të sjell më të mirën e mundshme. Së afërti do nxjerr dy klipe një është kënga “Vetëm Një puthje” e Eltina Minarollit, por do të vijë në një version tjetër dhe gjithashtu së shpejti do nxjerrim videon e këngës pjesëmarrëse në KM “Mos Shko”. Gjithashtu, jam i përfshirë në një projekt të Sebastian Production, e cila është një këngë me temë sociale që do realizohet dhe me një video së shpejti. Shpresoj t’ju pëlqejë !!