Floriana Garo: Ja e vërteta e puthjeve lesbike

843
Ditën e sotme është risjell në vëmendjen e publikut një foto e moderatores Floriana Garo duke u puthur me ish banoren e Big Brother, Ilda Gega.
Në shumë media rozë ajo është komentuar si “skandaloze” dhe është aluduar për një orientim homoseksual nga ana e prezantueses së “Jo vetëm modë.”
Florianën ka sqaruar rrethanat dhe momentin e shkrepjes së kësaj fotografie.
Ajo e ka cilësuar si një foto artistike të bërë shumë kohë më parë, rreth viteve 2005-2006 dhe ka qenë e publikuar në forumet e asaj kohe.
“S’ka asnjë domethënie. Për atë foto janë bërë disa lajme para pak kohësh, ndërsa tani e kanë ripublikuar për disa klikime më tepër.”- është shprehur ajo për Opinion.
Floriana ka treguar se me Ildën njiheshin atë kohë ndonëse sot nuk kanë ndonjë raport të ngushtë.
“Nuk bëhet kursesi fjalë për qasje homoseksuale nga ana ime.”- deklaron moderatorja.
Ajo ka theksuar faktin se mediat përdorin momentin kur një personazh është në vëmendje të publikut për të fituar sa më shumë klikime.
“Këto janë lajme për klikime. Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa zbulimi i tyre.”- ka përfunduar Floriana.
Sigal