Vjen një këngë me jehona,
Në zemrën e çdo njeriu,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
Neve jo nuk duam prona,
Veç flamurit kuq e ziut,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
Këndona zemër këndona,
Që nga Jugu drejt Veriut,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
Gjëmon dajrja nga Tirona,
Gjer gërnetë e arixhiut,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
U mbërthye me perona,
Edhe fati i poet ziut,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
Pesëqind grosh kushton akoma,
Si qëmoti vrimë e miut,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
Në zoologjik makarona,
Tani i japin ariut,
Shqipëria është e jona,
Po paratë janë të Saliut!
Ne këndojmë si bufona,
Xha Saliu shtrëngon dengun,
Shqipëria është e jona,
Që ta ziejmë e t’i pimë lëngun!