Anastacia në Tiranë, Rama: Më 25 gusht, koncert kushtuar grave

82
Këngëtarja me famë botërore Anastacia më 25 gusht do të vijë në Tiranë, ku do të mbajë një koncert madhështor. Këtë gjë e ka bërë publike edhe Kryeministri, Edi Rama i cili në faqen e tij në Twitter shkruan se më 25 gusht në Tiranë do të zhvillohet një koncert fantastik kushtuar grave dhe vajzave.
Rama shkruan se ardhaj e Anastacjas në tiranë dhe koncerti fantastik i saj do të jetë për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare në betejën kundër çdo forme diskriminimi.
“25 gusht ne TR nje koncert fantastik kushtuar grave e vajzave shqiptare ne betejen kunder cdo forme diskriminimi:-)”, – shkruan Rama në Twitter.
Rama ka shpërndarë një video ku këngëtarja përshëndet shqiptarët dhe kosovarët dhe thotë se më 25 gusht do të jetë në një koncert në tiranë. “Do shihemi në 25 gusht në Tiranë”, – thotë ajo