Limos Dizdari: Njerëz të mëdhenj si Gaqoja nuk vdesin, zëri i tij mbetet. Në bibliotekën time kam 3 florinj: Mentorin, Vaçen dhe Gaqon. Bashkëpunimi, personaliteti dhe kafet që pinim pas viteve ’90, unë si biznesmen i majtë dhe ai si fukara i djathtë

Agron MEMA

Gaqo Çako u shua fizikisht, po la dritën e tij si meteor në qiellin e artit dhe të kulturës shqiptare. Iku dhe u përcoll me thjeshtësinë që e karakterizoi në jetë. Iku pa zhurmë e popozitet. Iku si një qytetar që i la pas jetës gjurmë jetëdhënëse. Për të ndërtuar këtë shkrim takuam Artistin e Merituar dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë në jetën artistike, kompozitorin Limoz Dizdari. Artistin Limoz e gjetëm në studjon e tij tek “Salla e librit” pranë Qendrës kulturore”DEA” në Ksamil që drejton prej shumë vitesh. Një sallë dhe një qendër që numëron qindra aktivitete kulturore dhe artistike në rizgjim të kulturës kombëtare pas letargjisë tranzistore. Në qetësinë e valëve të Jonit ksamiljot, nën magjinë e rreshtave të mbi 30 mijë ekzemparve të të gjitha gjinive të librave , nën portrtet dhe citatet e kompozitorve të mëdhenj botëror, por edhe nën shqetësimin e kohëve të fundit për ta shembur këtë kështjellë kulturore në jug, artisti Limoz Dizdari u tregua i gatshëm të intervistohej për gazetën “TELEGRAF” si një bashkëpunëtorët dhe mik i Nder i Kombit Gaqo Çako, larguar nga jeta tre ditë më parë. Në rrëfimin e tij zëri i ngjan një simfonie bethoviane, syri nuk e mba dot lotin po e përcjell mes fjalëve, artikulimi tingullohet nën depërtimin e transmetimit shpirtëror .

Profesor Limozi! Ju sa jeni kthyer nga homazhet dhe përcjelljen mortore të artistit, Nder i Kombit, Gaqo Çako. Është konsideruar si humbje e madhe e kulturës dhe artit shqiptar në përgjithësi dhe muzikës në veçanti. Ç’farë ka humbur arti shqiptar me largimin nga jeta të Gaqo Çakos?

-I dashur Agron, nisur nga shumë intervista me ju, them se je përdorues shumë i kursyer i fjalës, sidomos në mendimin tënd dhe në paramendimin tënd që do të shprehësh në artikull. Kam përshtypje se diçka nuk shkon në këtë, asgjë nuk ka humbur arti dhe kultura shqiptare. E djeshmja edhe njëherë vërtetoi se vlerën e madhe të Gaqos së madh , se njerëz të shquar si Gaqo Çako, që faktikisht kemi pak njerëz me këtë famë dhe talent të rrallë, po kjo nuk është e paktë po ta krahasojmë me dimesionin e popullsisë sonë, janë shumë dhe kjo është vlerë shqiptare. Njeriu në jetë ka dy vdekje; dje ndodhi ajo e para, vdekja fizike. Ikja fizike e njeriut vdekatar si proçes biologjik si një qytetar i mirë, i nderuar, i thjeshtë, pa komplekse, i dashur që i donte njerzit shumë, ishte gjithënjë i dlirë si natyrë. Ishte 83 vjeç, mirë do qe të rronte më shumë, po kaq i qe shkruar dhe i mbaroi jeta. Duke qenë një njerii madh nuk e dimë datën e vdekjes së tij se do vdes apo jo. Po për një gjë jam i bindur, për sa kohë do jetë Kombi Shqiptar në këmbë, Ai nuk ka për të vdekur, sepse ka pasur një marëdhënie të jashtëzakonshme me popullin e tij, me kulturën e tij. Kështu nuk besoj se ka vdekur. Arti shqiptar nuk ka humbur, megjithse ka kohë që nuk e ka më aktiv në prodhimtarinë e tij artistike se jeta bën të vetën, por sidoqoftë vepra e tij është e madhe duke lënë zërin e tij të rregjistruar. Dhe zëri mbetet dhe Ai nuk vdes.

Cilat janë kontaktet e tua të para me gaqon dhe bashkëpunimet në vijimësi? -Nuk e mbaj mend mirë dhe nuk e kam shumë të qartë se si ka qenë njohja dhe bashkëpunimi im me Gaqon. Po me siguri them se unë di, dhe kjo më bën që ta besoj këtë që di, është fakti mistik se ka qenë domosdoshmëria nëpërmjet rastësisë që të takohesha me Gaqon. Ta njihja nga afër dhe ta vlerësoja. Ashtu si njoha nga afër Mentor Xhemalin, Vaçe Zelën, Llukë Kaçaj, Xhoxhi Athanas, Mefarete Laze. Agron, po të shikosh këtu tek vendi bosh në mes të bibliotekës ku ndodhemi, vertikalisht kam lënë bosh një rraft që e quaj “Kamarja e nderit” dhe aty kam vendosur tre florinj; Mentor Xhemali, Vaçe Zela dhe Gaqo Çako, natyrisht që kjo “Kamare” do pasurohet me të tjerë florinj të artit shqiptar. Të gjithë e dinë historinë e Nastradinit me kamaren për lekët. Dhe unë e bëra boshatisjen e librave për florinjt e artit dhe kam ndër mend ti bëj foto me përmasa të mëdha në mjediset e Qendrës Dea të tre këto personalitete të paarritshme të artit muzikor shqiptar. Këto fotografi që kur punoja në opera dhe i mbajta dhe tani i vendosa në kamaren e floririt. Dy të parët kishin kohë që kishin ikur, tani iku dhe i treti. U bashkua dhe i treti. Dhe këti i thashë edhe dje Gaqos kur e përcolla; gaqo , të fala bëni Mentorit dhe Vaçes…

Cili ka qenë debutimi i parë i bashkëpunimit?

-Ka qenë një romancë kur isha studentë. Mbaj mend që ai më bëri një kompliment sa emocionale është kjo romancë….

– Po të kemi parasysh këngën “ Degën e dafinës e këputa”, këngë që u bë dhe hymn i kujtëdo në atë kohë dhe vlerat nuk i humbet as sot, një muzikë dhe tekst emocional me metafora, si arritët në këtë bashkëpunim dhe e realizuat me kaq sukses?

:-Kjo është ajo që më bën besimtar mua. Si duket rastësisht u takuam me njëri-tjetrin . Unë e nisa atë këngë, e kompozova dhe tekstin e shkroi Hysni Milloshi dhe e dërguam në festival. Këngën e mori Gaqo dhe kur e këndoi Gaqo në festival, kënga shkëlqeu në mënyrë të jashtëzakonshme. Gaqo ka një shpirt jashtëzakonisht të butë. Lavdinë ne të gjithë e ndërtuam mbi këtë shpirtin e Gaqos. Gjithmonë në shprehinë e zërit ta kuptojmë këtë. Shpirtit të Gaqos, përvç zërit të tij ju bashkua edhe zëri i poetit Xhevair Spahiu, shpirti i muzikës së Limoz Dizdarit, fjalët e shpirtit të Hysni Milloshit etj. Dhe të gjithë autorët e tjerë bashkëpunues. Dhe kjo është lavdi…

– Profesor Dizdari, si ishte gaqo në këtë perimetër? Ishte i vështirë apo i lehtë në bashkëpunimin e trinomit artistik kompozitor-poet –interpretues?

:-Jo! Përkundrazi! Ishte jashtëzakonisht konseguent. Ishte jashtëzakonisht këmbëngulës. Ai , zakonisht sa herë bashkëpunonim kishim vazhdimisht të njëjtin sherr të vazhdueshëm; Ai kishte pretendimin e tij artistik dhe kërkonte nga unë si”rrobaqepës” qç kostumi që i qepnim të ishte jashtzakonisht i përkorë dhe i rregullt. Unë kërkoja nga ai të respektonte me fanatizëm në nivelin më të lartë të kërkesa ve që shtroja unë dhe poeti. Kërkonim prej tij materjalizimin e fjalës, megjithse e konsideronte vet këtë element si një detyrë të jashtëzakonshme dhe e bënte të materjalizuar. Nëse një këngëtar nuk e çon fjalën dhe tingullin e këngës tek spektatori i fundit i sallës, rolin e tingullit dhe të fjalës, atherë fajtor mbetet këngëtari.

 Ç’farë kërkonte më shumë Gaqo në një bashkëpunim, cila qe preferenca e tij?

-Në përgjithësi ai kërkonte pjesëmarrjen e shoqërisë në një kompozim-tekst-interpretim. Pra e kishte fjalën përidenë e veprës që hidhej në skenë. P.sh., po të dëgjoje Gaqon kur këndonte”…ti je poet i maleve…”,Mësuesi im i parë”ku interesi i interpretimit të Gaqos sillte adhurimin për mësuesin. Kur erdhi puna tek këngët e mia, ai më pyeti se si e kisha menduar orkestracionin e këngës”Udhët e atdheut më thërrasin”? Dua të shtoj këtu se në vitin 1988 në afiteatrin e qytetit antik të Butrintit u dha një koncert recital me pjesmarrjen si solist të Gaqos dhe Mentor Xhemalit, me Agron Aliaj e Robert Radoja, Gerta Dizdari etj. U shitën 12 mijë bileta që kapën shumën e 36 mijë lekëve të asajë kohe , baraz me planin e tre viteve të xhiros së kërkuar për shtëpinë e kulturës së Sarandës. Ky koncert u dha edhe në stadjumine lojrave me dorë të sarandës dhe në delvinë ku morën pjesë edhe këngëtarë cilësorë si Telemak Papapano e Parshqevi Simaku. Pati shumë sukses ky recital. Po le të kthehemi tek kërkesa e tij e orkestrimit se unë ja interpretoja në piano, po ai ishte me rezerva se a do realizohej kështu nga orkestrimi. Unë i thoshka që kështu do të jetë. Ai përgjigjej se kjo është athere shumë e mirë, sepse ai donte lëvizjet dhe kështu ngeli përherë në lëvizje.

– A ka refuzuar ndonjëherë interpretime ?

Këto muhabete nuk para i bënte Gaqoja. Sepse ishte njeri që as nuk merte dhe as nuk përcillte fjalë. Po një gjë është e vërtetë, pretendimet fillonin pasi ai e merrte përsipër interpretimin…

E bënte të vështirë apo të lehtë bashkëpunimin artistik?

-Ishin të dyja bashkë. Të dyja bashkë…

Pas interpretimit dhe vlerësimit të jurisë, si sillej me shokët?

:-Përveç pretendimeve të vazhdueshme për veten e tij, asgjë nuk thoshte. Shumë i thjeshtë si më parë. Vazhdimisht thoshte që mund ta kisha bërë edhe ashtu, mund ta kisha bërë edhe kështu…asnjëherë nuk mburrej për atë që kish bërë.

-Ju kini qënë në rininë tuaj edhe një njeri që e pëlqenit pijen, pra ta kish qejfi ta pije një gotë nëse do shpreheshim thjeshtë, po Gaqo a ishte njeri i pijes dhe ç’farë karakteri dhe personaliteti shfaqte në tryezat e pijes me shokët dhe miqtë?

– Ishte shumë i këndshëm. Jashtëzakonisht i këndshëm. Ne të dy ishim jo qejfëli të pijes, pço ishim pijetar. Dhe kur pinim me Gqon ai ishte jashtëzakonisht i këndshëm. Gaqo i tëri kthehej në një hare

Mund të na tregosh diçka nga humori i tij ?

Ka shumë dhe duket sikur e cungoj në këtë aftësi të tij. Ai ishte sëbashku me Xhoni Athanasi grumbullues të barsoletave dhe dinin e tregonin shumë sa na shkulnin së qeshuri. Po ishte dhe vetkrijues. I bënte direkt kur qe fjala për të goditur ndonjë ves, i krijonte aty për aty. Dhe kur i thoshim që , ore Gaqo pse i the të gjitha këto? Ai përgjigjej se pse duhet ti mbaj, barsaletat duhen nxjerrë se marrin dhenë.

A shprehte ndonjë merak shpirtëror, apo peng zemre?

Jo! Ishte jashtëzakonisht familjar i mirë dhe e donte familjen shumë. Me fëmijët nuk pati probleme në arsimim dhe formim. E adhuronte shumë të shoqen e tij.

Kishte çaste kur rebelohej shpirti i tij, sidomos në pije dhe të shprehej me fjalë që mund të rezikonin atë dhe bashkëbiseduesit?

-Jo! Gaqo ka qenë njeri shumë i ekuilibruar. Me mua kishte një konfidencialitet të madh, megjithse Gaqo qe vazhdimisht pretendues ndaj shoqërisë, nuk mbaj mend shprehje të tij të kësajë natyre. Nuk merte më shumë aq sa i takonte më shumë sipas normave të ditës. Ishte i rregullt me shoqërinë, pa pretendime të shumta, ishte i gëzuar dhe i kënaqur, këtë shprehte. Me fillimet e proçeseve demokratike Gaqo u hodh me këtë lëvizje , me PD-në, u vendos në krahun tjetër…

– Çfarë qëndrimi mbante pas kuintave, nëse do shpreheshim kështu, kur dënoheshin artistë, kolegë , intelektualë apo miq të tij për lirinë e të shprehurit?

Nuk kishte qëndrime mbas kuintave Gaqo. Gaqo ishte ishte i hapur api i drejtëpërdrejtë dhe jashtëzakonisht i sakt. I kishte direkt gjërat. Në rrethet artistike të asajë kohe , në të gjitha instancat, pati herë pas here turbolanca sociale dhe politikeI pari u godit tenori Stavri Rafaeli me bashkëshorten Maria me grupin e ashtuquajtur të hungarezve. Ishte tenor dhe piktor në opera. Artist jashtzakonisht i mirë. I studjuar në Rusi dhe martuar me hungareze. Atëhere u dënua grupi hungarez dhe i polakve. Më vonë u dënua Llukë Kaçaj, u kritikua ashpër dhe gati të dënohej dhe Mentor Xhemali po nuk di si u shmang…

Vijon

NESËR DO LEXONI:

Dënimet në festivalin e 11-të të RTSH, pse Gaqo Çako nuk e pranoi dhe si reagoi për arrestimin e tenorit Stavri Rafael.

Rëfimi i Artistit Limoz Disdari si u njoftua për vdekjen e Gaqo Çakos.

Si u shpërfill ceremonia mortore e Artistit të Popullit Gaqo Çako nga kryebashkiaku i Tiranës, ministrja e Kulturës dhe kryeministri dhe nga opozita.

Humori i Gaqo Çakos pse u rreshtua në krahun e kundërt poli- tik me mikun e tij Limoz Dizdari.