Sigal

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet freskuese shoqërohen me akull. Por, ndërsa ne blejmë ujin për të mos konsumuar ujin e rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet ti marrim nga akulli në lokale. Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të heptitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli shkaktar.

Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më pare, një hetim i institutit të shëndetiti publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Mjeku Pipero, ngre shqetësimin se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

Javën e kaluar 11 persona ju drejtuan Spitalit Infektiv për shkak të helmimit ushqimore nga konsumimi i sufllaqeve me mish në një fast-food në zonën e ish-Bllokut.