Aktori amerikan Di Caprio fiton çmimin e aktorit më të mirë në SAG Awards

533
LOS ANXHELES- Aktori amerikan, Leonardo Di Caprio fitoi dje në mbrëmje çmimin si aktori më i mirë në Screen Actors Guild Award në kategorinë ‘aktori më i mirë në rol kryesor’. Di Caprio fitoi statujën e Screen Actor Guild Award për herë të parë pas nëntë kandidimeve, për performacën e tij në filmin dramatik “The Revenant” (“I kthyeri”).
Sigal

Aktori falenderoi prindërit e tij për marrjen e këtij çmimi. “Falenderoj prindërit e mi për durimin e treguar për një 13-vjeçar pak të bezdisshëm si unë, por ambicioz, i cili çdo ditë pasi mbaronte shkollën kërkonte të shkonte në audicione”, tha ai.