“Adobe” sjell aplikacion për skanimin e dokumenteve në “Android” dhe iOS

580
Adobe vendosi të hyjë ditën e sotme në garën e aplikacioneve për të skanimit të dokumenteve kur lançoi një aplikacion të ri në iOS dhe Android që i shërben këtij qëllimi.
Quhet Adobe Scan dhe funksionon njësoj si shumica e aplikacioneve të kësaj kategorie. Përdoruesit drejtojnë kamerën e telefoni në çfarëdo dokumenti që dëshirojnë për të kapur dhe aplikacioni automatikisht pret imazhin në kufijtë e dokumentit.
Diferenca kryesore nga aplikacionet e tjera si Microsoft Lens është integrimi me Adobe Document Cloud dhe njohja optike e karaktereve. Përdoruesit më pas kanë mundësi të kopjojnë tekstin e aty dokumenteve dhe ta ngjisin në çfarëdo dokumenti apo skedari tjetër në desktop shkruan PCWorld Albanian.
Adobe gjithashtu ka shpenzuar goxha energji në integrimin e inteligjencës artificiale. Sipas menaxherit të produktit aplikacioni përdor algoritme të ndryshme për të dalluar dokumentin nga një sfond dhe për të analizuar se ku është e mundur njohja e karaktereve.
Aplikacioni është falas për tu përdorur por kërkon krijimin e një llogarie Document Cloud.
Sigal