61 vjeçarja që punon ende si modele

108

Në fund të njëzetave të tyre, shumica e femrave nuk synojnë karriera të modelimit, e lëre më në fund të gjashtëdhjetave.
Por, një gjyshe 61-vjeçare, Yasmina Rossi, është një modele e suksesshme, e cila punon me një numër kompanish të famshme ndërkombëtare.
Ajo lindi në Francë më 1955 dhe u rrit në ishullin e Korsikës.
Të gjithë dëshirojnë të dinë se si ia ka arritur ajo që të ketë një pamje kaq rinore dhe një shëndet kaq të mirë, pavarësisht moshës.
“Nuk ka ndonjë sekret të madh”, tha ajo për revistën Style. “E gjitha çfarë kam bërë është se kam ngrënë ushqim organik – shumë kohë para se të bëhej trend. E marr vajin dhe e përdori në lëkurë. Në flokë vendosi vaj të farave të rrushit. E laj lëkurën njëherë në javë me vaj ulliri dhe sheqer. Ha avokado çdo ditë, peshk dhe mish organik”, kishte thënë ajo.
Përveç karrierës së suksesshme si modele, Rossi është gjithashtu edhe një fotografe. Ajo ka një webfaqe në të cilën i publikon punët dhe projektet e saj.