Zetori del nga rruga në Devoll, humb jetën 24-vjeçari, plagoset rëndë shoku i tij

74
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Devoll. Një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është aksidentuar me zetorin e tij.
24-vjeçari A.K ka dalë nga rruga duke drejtuar zetorin në fshatin Çetë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë ka mbetur i plagosur rëndë edhe shoku i tij 20-vjeçar D.B. Sipas policisë, ky i fundit ishte pasagjer në mjet dhe tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak: Më datë 01.05.2017, jemi njoftuar se në fshatin Çetë shtetasi A.K rreth 24 vjeç, duke drejtuar një mjet tip zetor ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur shtetasi D.B rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë mjet i cili ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.