Vrau kunatin me thikë në Itali, ja çfarë dëshmoi autori

456
Detaje të tjera kanë dalë nga masakrimi i shqiptarit Dritan Mali ditën e djeshme në rrethinat e Breshias. Mali, 37 vjeç, i martuar dhe me fëmijë u qëllua me thikë në gjoks nga kunati i tij, Laert Kumaraku dhe gjeti vdekjen në spital. Policia e arrestoi Kumarakun, i cili ditën sotme ka dhënë edhe dëshminë. Ai pranoi se e kishte vrarë kunatin e tij, pas një sherri për motrën, Jerina Kumaraku. Sipas Laertit, Dirtan Mali e dhunonte sistematikisht bashkëshorten, që është motra e autorit.
“Reagova për të mbrojtur motrën time pasi Dritani po e rrihte”, ka deklaruar Laerti gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja e çështjes Erica Battaglia.
“Nuk ishte hera e parë që e rrihte”, është shprehur ai. Shenjat në trup të Jerina Kumarakut e cila pas ngjarjes është kuruar në spitalin e afërt pranë qytezës së tyre të banimit, konfirmojnë një dhunë fizike të hershme në trupin e saj. Jerina Kumaraku, bashkëshortja e viktimës që të gjithë e thërrasin Rina, pritet të merret shumë shpejt në pyetje nga policia italiane. Por për momentin ajo është në gjendje jo të mirë psikologjike e fizike. Dritan Mali ka ndërruar jetë pas një plage të vetme e të thellë thike në gjoks, poshtë zemrës.
Sigal