Plagosen 3 gra në aksidentin e Peqinit, në pranga autori

473
Një aksident ka ndodhur dje në rrugën Peqin – Elbasan, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosura tre gra. Policia ka arrestuar Shkëlqim Gjolenën, shkaktarin e aksidentit. Ka qënë një mjet Citroen me targa AA 446 JA idrejtuar nga 50-vjeçari Shkëlqim Gjolena, banues në Gjolenë, që është përplasur me një “Honday” me targa AA 702 JR që drejtohej nga një banor i Hotolishtit të Librazhdit, H.Ç, 53 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar tre gra: njera D.Gj.51, pasagjere në mjetin Citroen dhe dy të tjerat, pasagjerë në Hyunday, 85 dhe 21 vjeç. Të tria u dërguan menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Sigal