Biznesmeni italian Mirko Franzoni, i cili në 2013-ën qëlloi për vdekje të riun shqiptar Eduart Ndoj, pasi ky i fundit kishte hyrë në banesën e tij për te grabitur, ka dalë sërish para bankës së të akuzuarve. Ngjarja në fjalë ndodhi në 14 dhjetor të 2013-ës në Breshia të Italisë. Mediat italiane raportojnë se Franzonin fill pas ngjarjes kishte nisur për më shumë se një orë kontrollin në këtë qytet, dhe kur u ndesh me hajdutin, pas një konfrontimi fizik, e qëlloi 26-vjeçarin shqiptar për vdekje.
‘Ansa’ shkruan se ndonëse më herët italiani u la i lirë nga gjykata e Brescia-s, tashmë ndaj tij rëndon akuza për ‘vrasje’. Sipas autopsisë në trupin e viktimës, e shtëna me armë ka ndodhur nga një distancë e afërt, ashtu siç edhe është raportuar nga Mirko Franzoni.
Gjatë marrjes në pyetje në atë kohë biznesmeni italian deklaroi se “nuk kishte për qëllim të vriste shqiptarin, por arma u shkrehur gjatë përleshjes”. Por pas shumë hetimeve, prokuroria ka dalë në përfundim se në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të pastër, dhe jo vetëmbrojte siç deklaroi italiani.