Në kërkim nëna 23-vjeçare, braktisi fëmijën e lindur ditën e çlirimit

376
DURRËS – Një foshnje e lindur në ditën e çlirimit të Shqipërisë është braktisur nga nëna e tij. Një 23-vjeçare me banim në Durrës me inicialet B.M solli në jetë një foshnje të seksit mashkull në maternitetin e Durrësit, por për arsye ende të panjohura e reja është larguar nga spitali duke braktisur fëmijën e saj.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 23-vjeçare për veprën penale të “braktisjes së fëmijëve të mitur” ndërsa policia e qytetit bregdetar ka shpallur të renë.
Nuk dihet se çfarë arsyeje ka shtyrë nënën e re që pas 9 muajve të mbajtjes në bark të braktiste foshnjen e sapolindur! 
Sigal