Vrasja në Tiranë/ Burri dyshonte se një nga katër fëmijët nuk ishte i tij

470
Kur kanë kaluar dy ditë nga krimi i rëndë në familje, ku 37-vjeçari Shëlqim Disha mbyti me rripin e pantallonave bashkëshorten e tij Resmien, në fshatin Shëngjergj të Tiranës, dalin detaje të reja për mënyrën se si u ekzekutua nëna e 4 fëmijëve. Kështu mësohet se çifti prej kohësh po kalonte një krizë në marrëdhënien e tyre bashkëshortore dhe shkak për këtë gjendje, dyshohet se ishte tradhtia e gruas së Shkëlqimit, histori që mund të jetë e përsëritur disa herë brenda kohëve të fundit. Rreth dy vite më parë, Resmia ishte dhunuar barbarisht nga burri i saj dhe shkak ka qenë tradhtia që kishte marrë vesh Shkëlqim Disha kur ishte në emigracion në shtetin grek.
Sigal