Vrasja në Devoll, arrestohet një nga autorët. Emri

468
Arrestohet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, një tjetër bashkautor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datë 18 mars në fshatin Braçanj, Devoll, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u vra një person si edhe u plagos një tjetër.

Në Stacionin e Policisë Kufitare të Kapshticës në hyrje të Shqipërisë, u bë dje kapja e personit të shpallur në kërkim: Spiro Xholli, 50 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i Xhollit u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim datë 22.05.2017, ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Kjo në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2017 në fshatin Braçanj të rrethit Devoll.

Xholli në bashkëpunim me David Myrten (i arrestuar me datë 19.03.2017), pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të kenë vrarë me paramendim Zarif Alliun, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe kanë plagosur M.B, 42 vjeç, banues në Nizhavec.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Sigal