Vodhi argjendaritë në Shkodër, arrestohet 59-vjeçari boshnjak

443
Një shtetas boshnjak ka rënë sot në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për vjedhje. Mësohet se është ndaluar 59-vjeçari, Hamdija Rahiç, banues në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas policisë, ai ka vjedhur dy argjendari në qytetin verior të Shqipërisë. Kanë qenë vetë pronarët e dyqaneve ata që kanë kallëzuar penalisht boshnjakun në polici, ndërsa si prova që dëshmojnë veprën e tij kanë shërbyer pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Sigal