Vrasja makabre në Greqi, bariu: Autorët janë shqiptarë

453
Pasi u shoqërua si dëshmitar, policia greke ka ndaluar dhe marrë në pyetje një bari shqiptar, që dyshohet se ka të dhëna rreth vrasjes makabre të Bledar Terpollarit, në Igumenicë, koka e të cilit pasi ia prenë nga trupi ende nuk është gjetur. Bëhet fjalë për një bari shqiptar që punon në pjesën kufitare të Janinës, i cili ka rrëfyer krimin. Mediat greke, duke iu referuar dëshmisë së tij raportojnë se ai ka parë skenën e vrasjes, edhe mënyrën se si i prenë kokën shqiptarit.
Ai ka akuzuar tre shqiptarë për krimin makabër dhe ka thënë se ka dijeni edhe për vendin ku gjendet koka, por kjo ende nuk është raportuar e gjetur nga policia greke. “E kane vrare tre shqiptare. Me kane kërcënuar me armë që t’u tregoj stanin ku qëndronte Bledari. Kam qenë dëshmitar i vrasjes dhe i prerjes së kokës”, ka thënë ai. Sipas tij, vrasja ka ndodhur pasi Bledari ka fshehur një ngarkese të madhe droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se tre vrasësit janë larguar me makinë drejt kufirit.
Sigal