Vodhi pajisje elektrike në një banesë në Roskovec, pranga 48-vjeçarit

477
Sigal

Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për një vjedhje. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Gëzim Duka dyshohet të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit M.Ç, 46 vjeç, banues në Roskovec.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën disa pajisje elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË
2.Gëzim Duka, 48 vjeç, banues në Luar, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit M.Ç, 46 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Luar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pajisje elektrike të vjedhura në banesën e shtetasit M.Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.