Vodhi 14 televizorë plazma, pranga magazinierit të Zyrës Arsimore Burrel

70
Policia e Matit ka arrestuar magazinierin e Zyrës Arsimore në Burrel, pasi dyshohet se ka vjedhur 14 televizorë plazma me vlerë 350 mijë lekë. “Më datë 17.02.2016 nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit Sajmir Dungu 32 vjeç banues në lagjen “Pjetër Budi” Burrel. Arrestimi I tij u bë pasi ky shtetas duke qenë me detyrë magazinier i zyrës arsimore Burrel dyshohet se ka vjedhur 14 copë televizorë plazëm me vlerë 350.000 lekë”, njofton policia e Matit. Materjalet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ’’Vjedhje duke shpërdoruar detyrën’’ neni 135 i k. Penal.