Obama vizitë historike drejt Kubës në vitin e fundit të mandatit

483
Presidenti Barak Obama do të vizitojë Kubën gjatë javëve të ardhme, duke shënuar kështu një udhëtim historik në vitin e fundit të mandatit të tij të dytë.
Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar vizitën, por lajmi është përcjellë paraprakisht për mediat nga një zyrtar i lartë i Ëashingtonit.
Ndalesa e Obamës në Havana do të shënojë një kthesë të fortë në normalizimin e marëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikws dhe Kubës, të cilat për afro 54 vite kanë qënë të ngrira.
Obama dhe Presidenti Raul Kastro komunikuan në vitin 2014 se palët do të punonin për të normalizuar marëdhëniet, ndërkohë që një vit më pas zhvilluan edhe një takim në ambientet e OKB-së në New York.
Megjithatë, ende nuk dihet se për cfarë do të diskutojnë dy liderët. Një zyrtar i ministrisë së jashtëme në Kubë ka deklaruar se Obama është i mirëpritur por vetëm nëse nuk ndërhyn në çështjet e brendshme.
Ndërkohë, Presidenti amerikan ka deklaruar më herët se ai do të udhëtonte në Havana, vetëm në rast se Kuba do të shënonte përmirësime në përmbyshjen e një sërë standarteve në marëdhëniet dypalëshe. Vizita e Obamës është kritikuar edhe nga dy kandidatët republikanë, Ted Cruz dhe Marko Rubio, të cilët kanë origjinë kubane. Ata kanë deklaruar se ShBA-ja nuk duhet të rivendosë marëdhënie me Kubën, për aq kohë se vendi qeveriset nga një sistem një-partiak.
Sigal