Vlorë, gjendet mjeti i përdorur nga grabitësit e bankës

509
Policia e Vlorës ka gjetur një automjet të braktisur pranë Kishës Ortodokse, në lagjen ‘Lef Sallata’, që dyshohet se është përdorur nga personat që grabitën një bankë në qendër të qytetit ditën e djeshme. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës “BENZ-250”, me targë 453AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjeta e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata”.
Nga veprimet e kryera për automjetin e dyshuar të përdorur nga autorët në këtë ngjarje, rezulton se është vjedhur në datën 10.07.2016, në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Për vjedhjen e këtij automjeti, nga ana e policisë janë kryer veprimet procedurale dhe automjeti rezulton i shpallur në kërkim. Gjithashtu, sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milione lekë dhe 33.695 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdojnë hetimet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës. Policia po punon intensivisht për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal