Vlorë, arrestohet 47-vjeçari dhunoi gruan dhe djalin

441
Një 47-vjecar nga Vlora është arrestuar nga policia, pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sokol Shehaj është arrestuar nga blutë e Vlorës në banesën e tij në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike (të përsëritur) kundrejt bashkëshortes (M.Sh – 41 vjeç) dhe djalit të tij (S.Sh – 26 vjeç). Materialet në ngarkim të tij iu dërguan Prokurorisë të rrethit, për procedim të mëtejshëm penal, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal