Vlonjati braktis makinën me drogë, arrestohet teksa tenton të largohet

472
Një 43-vjeçar nga qyteti i Vlorës është arrestuar sot, pasi është kapur me 1.5 kilogramë kanabis, të cilën e kishte në boçe të futura në thes. Mësohet se shtetasi Astrit Alliaj ka vënë re policinë dhe në hyrje të lagjes “Bashkimi” të qytetit bregdetar ka braktisur makinën tip “Volksvagen-Polo”, me të cilën udhëtonte, duke u larguar në këmbë. Efektivët e policisë mundën ta arrestonin pranë stacionit të Trenit, ndërsa në makinë ju zbulua edhe lënda narkotike. Nga verifikimet paraprake targat e mjetit të sekuestruar me targë AA956JT, i përkasin një automjeti tjetër të ngjashëm megjithatë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal