Vidhnin në shkolla, zbulohen 5 ‘skifterët’ nga Durrësi

88

Shkatërrohet një grup që merrej me vjedhje nëpër shkolla. Në kuadër të operacionit të koduar “School”, 5 adoleshentë nga Durrësi do të procedohen penalisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se grupi në fjalë akuzohet për 10 vjedhje.

Grupi kryente vjedhje në ambientet e Shkollave 9-vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit.

Do të procedohen penalisht pesë shtetas, konkretisht:
• M.P. 15 vjeç, banues në Durrës;
• J.P. 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);
• T.M. 16 vjeç, banues në Durrës;
• S.K. 17 vjeç, banues në Durrës;
• K.A. 15 vjeç, banues në Durrës.

Procedimi i këtyre shtetasve filloi pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore i veprimtarisë kriminale të
mirëorganizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H. ku kanë marrë para dhe bizhuteri.
2. Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
3. Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
4. Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I. ku kanë marrë një telefon dhe para.
5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B. ku kanë kafe dhe para.
6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjutera (tablet).
7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.
9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K. Janë sekuestruar kompjutera dhe tabletë në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.