Hajduti i hyn në shtëpi, fieraku e kap “mat” dhe e rreh keq (Emri)

629
I hidhur ka qenë fati i një 44-vjeçari nga Lushnja, i cili teksa tentonte të vidhte nga banesë është kapur në flagrancë dhe më pas dhunuar nga pronari i saj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije Ferdinant Çoku, banues në Lushnje, gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkuar për të vjedhur banesën e shtetasit F.B, 34 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ferdinant Çoku, 44 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë mbrëmjes ka shkuar për të vjedhur banesën e shtetasit F.B, 34 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.
Shtetasi F.B e ka kapur në banesë duke vjedhur shtetasin Ferdinant Çoku dhe ka përdorur dhunë ndaj tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë parashikuar nga Neni 134 e 22 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Ferdinant Çoku dhe për kundravajtjen penale të “Vetgjyqësisë” parashikuar nga Neni 277 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit F.B.
Sigal