VIDEO/ Në tavolinën e lokalit ku ndodhi plagosja e Selitës, kush janë dy të rinjtë e arrestuar sot

522
Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë sot dy të rinj, pjesë e sherrit me armë dhe plagosjes brenda një lokali në Selitë, ngjarje e ndodhur më 16 shkurt të këtij viti
Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, siç mëson “BalkanWeb” kanë qënë pjesë e sherrit me armë ku të plagosur mbetën Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç dhe Renato Hoxha.
Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” prej kamerave të sigurisë së lokalit duket momenti kur palët në konflikt qëllojnë ndaj njeri-tjetrit. Mesohet se Devidi është njëri prej personave që qëllon me armë.
Në pamje duket qartë se si të rinjtë nuk ngurojnë të nxjerrin armët megjithëse lokali është i mbushur plot me klientë. Në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një tavolinë. Ata që vijnë, sipas policisë janë pjesë e grupit të Pelivani. Situata tensionohet menjëherë më pas dhe duken qartë gjestet kërcënuese. Pas fjalëve, palët nxjerrin armët dhe dalin jashtë për t’u sqaruar.
NJOFTIMI I PLOTE
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit.
– Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).
Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.
– Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal