VIDEO/ “Ju nisa shefin”, zbardhen bisedat e policëve që gjetën 10 ton drogë në Vlorë

512
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video në të cilën shihet një sasi e konsiderueshme droge në një depo në Babicë të Vlorës.
Sipas Berishës, sasia e drogës është kapur në shtëpinë e miqve të Habilajt, pikërisht në vilën e Armand Koçerrit.
Në video dëgjohen policët që kanë gjetur drogën teksa numërërojnë qeset. Ata zhvillojnë një bisedë të shkurtër ku dëgjohet të thonë:

Polici 1: 28-të…
Polici 2: Një minutë…
Polici 1: Ai…
Polici 2: Po çfarë të thashë unë ty? Të vinit me vrap te unë. Ju nisa shefin e drogës dhe grupin që të ishte njëri prej jush bre vëlla
Polici 1: Po s’kam ça me bo unë. Vetëm të shkojmë atje ku kemi destinacionin. Nuk e di flisni me shoferin tuaj
Polici 2: Hajt…
Sigal