VIDEO Akuzohet për prostitucion e plagosje, arrestohet i shumëkërkuari me 3 emra në Elbasan

383
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi drejtësia italiane e ka dënuar me 6 vet e 6 muaj burg për kryerjen e disa veprave penale. Në pranga ka përfunduar Artur Llupa, i cili ishte në kërkim nga Italia dhe rezulton me 3 emra të ndryshëm.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Artur Llupa, (alias Luan Tabaku alias Robert Cani) 49 vjeç banues në Elbasan.
Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen “5 Maji” Elbasan. Sipas policise, ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi: Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998.
Sigal